Bota22 Mars 2023, 22:28

Thirrjet për moslejimin e atletëve rusë në Lojërat Olimpike, Komiteti Ndërkombëtar kundër: S’jemi mjet i politikës

Shkruar nga Pamfleti

Thirrjet për moslejimin e atletëve rusë në Lojërat

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar edhe pas protestave të shumta është shprehur se nuk mund të përjashtojë atletët rus nga “Lojërat Olimpike”.

Aktivistët të shumtë kanë dalë në rrugët e qytetit perëndimor të Gjermanisë, Essen, në shenjë proteste kundër presidentit të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), Thomas Bach.

Bach ka hapur derën për të lejuar rusët dhe bjellorusët të marrin pjesë në Lojërat Olimpike të vitit të ardhshëm në Paris. Por ky veprim ka ngjallur zemërim nga Ukraina dhe mbështetësit e saj.

Thirrjet për moslejimin e atletëve rusë në Lojërat

Protestuesit u mblodhën jashtë sallës së koncerteve të Essenit përpara një fjalimi të Bach, duke mbajtur fotografi të vendeve të bombarduara sportive dhe pankarta që bënin thirrje për ndalim të plotë të atletëve nga të dy vendet.

Në fjalën e tij, presidenti i (KON) mbrojti planet, duke thënë se Olimpiada duhet të qëndrojë larg politikës ose dë të rrezikojë të humbasë "fuqitë e saj bashkuese".

Nëse politika vendos se kush mund të marrë pjesë në një garë, atëherë sporti dhe sportistët bëhen mjete të politikës”, tha ai, teksa shtoi se komiteti "duhet të jetë politikisht neutral, por jo apolitik".

Thirrjet për moslejimin e atletëve rusë në Lojërat

"Ne nuk duhet të bëjmë gabim të ngrihemi para arbitrave të mosmarrëveshjeve politike, sepse do të shtypemi nga këto fuqi politike," tha Bach.

KON vendosi sanksione ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë pas pushtimit të Ukrainës nga Vladimir Putin vitin e kaluar, por tani është në mëdyshje që t'i ndalojë atletët e tyre të marrin pjesë tërësisht në Lojërat Olimpike. Është hedhur një ide në janar për garuesit nga të dy vendet, Rusi dhe Bjellorusi që të konkurrojnë si atletë neutralë pa flamur.

atletët rus lojërat olimpike