TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota27 Prill 2025, 15:59

Tragjedia me 9 viktima në Kanada, dëshmitarët rrëfejnë tmerrin: Kishte kudo trupa, u shokuam

Shkruar nga Pamfleti

Tragjedia me 9 viktima në Kanada, dëshmitarët rrëfejnë

9 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur nga tragjedia në Kanada, ku një person hyri me automjet drejt një turme njerëzish.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Vancouverit në Kanadanë Perëndimore, ku një 30-vjeçar sulmoi turmën e një festivali, duke shkaktuar vdekjen e nëntë personave dhe plagosjen e disa të tjerëve.

Dëshmitarët kanë përshkruar skena të tmerrshme, ku trupa të pajetë dhe të plagosur ishin shpërndarë kudo në vendin e ngjarjes.

Një nga dëshmitarët ka treguar për gazetën lokale “Vancouver Sun” se ka dëgjuar zhurma të forta dhe britma, përpara se të shihte trupa të shkatërruar.

“Ishin trupa. Ishin shkatërruar. Disa ishin tashmë të vdekur”, tha ajo.

Një tjetër dëshmitar, Dale Selipe, ka pohuar se pa fëmijë të plagosur dhe persona të tjerë që bërtisnin të tmerruar nga ngjarja.

Imazhe të publikuara në mediat sociale tregojnë një automjet të shkatërruar dhe shërbime urgjente që kujdesen për të plagosurit.

Dëshmitarët kanë treguar momentet pas ngjarjes kaotike dhe tronditëse, duke theksuar se ishte e vështirë të jepej ndihma për shkak të numrit të lartë të viktimave.

Jen Idamba-Castaneto, shefi i sigurisë së festivalit tha se: “Ne nuk dinim kë të ndihmonim të pari, është një situatë shokuese dhe e vështirë”.

Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka reaguar duke shprehur ngushëllimet e tij për viktimat dhe për komunitetin filipinas.

“Ne po e vuajmë të gjithë me ju”, u shpreh ai në një postim në X.

Policia ka arrestuar shoferin e makinës, por ende nuk janë zbuluar motivet që qëndrojnë pas këtij akti të tmerrshëm. Forcat e rendit po hetojnë më tej për të zbuluar se çfarë e ka shtyrë autorin të kryejë këtë sulm, ndërkohë që ekspertët dhe autoritetet lokale janë të kujdesshëm në lidhje me spekulimet për mundësinë e një sulmi të organizuar.

Lini një Përgjigje