
Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur qendrën Piazza Duomo në Monreale në Palermo të Siçilisë, duke shkaktuar dy të vdekur dhe tre të plagosur.
Të vdekurit janë dy persona, 25 vjeç dhe 23 vjeç. Ata vdiqën menjëherë pasi u transportuan në spital. Të plagosurit janë 26 vjeç, 33 dhe 16 vjeç, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Të shtënat ndodhën para të paktën njëqind dëshmitarëve. Sipas dëshmive, gjithçka ka nisur pas një sherri para një picerie.
Në shesh ka ndodhur një përplasje, pastaj një burrë i armatosur me pistoletë filloi të qëllonte, shkruajnë mediat italiane, duke iu referuar dëshmitarëve.
Karabinierët po hetojnë rrethanat e ngjarjes dhe kanë ekzaminuar video nga kamerat e sigurisë.
Lini një Përgjigje