TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Qershor 2025, 10:53

Trazirat kundër imigracionit në Los Angeles, Trump ndalon protestat me Gardën Kombëtare: S'ka tolerime, kryetari bashkisë është një llum!

Shkruar nga Pamfleti
Trazirat kundër imigracionit në Los Angeles, Trump ndalon protestat me
Trazirat për bastisjet e imigracionit në Los Anxhelos

Donald Trump autorizoi vendosjen e Gardës Kombëtare në mega-qytetin kalifornian të Los Angeles të shtunën, më 7 qershor, pas dy ditësh tensionesh midis popullsisë dhe Agjencisë së Imigracionit dhe Doganave (ICE), gjatë arrestimeve të personave të konsideruar pa dokumente nga autoritetet federale.

"Nëse Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, dhe Kryetarja e Bashkisë së Los Anxhelosit, Karen Bass, nuk mund ta bëjnë punën e tyre, gjë që të gjithë e dinë se mund ta bëjnë, atëherë qeveria federale do të ndërhyjë dhe do ta rregullojë atë .", tha Trump në rrjetin e tij social Truth, duke iu referuar guvernatorit demokrat si "llum".

Në postimin e tij në Truth Social, Trump përgëzoi edhe Gardën që shtypi protestat.

"Punë e shkëlqyer nga Garda Kombëtare në Los Anxhelos pas dy ditësh dhunë, përplasjesh dhe trazirash. Kemi një Guvernator (Newscum) dhe një Kryetar Bashkie (Bass) të paaftë të cilët, si gjithmonë, nuk kanë qenë në gjendje të menaxhojnë situatën. Këto protesta të së majtës radikale, me nxitës dhe shpesh agjitatorë të paguar, NUK DO TË TOLEROHEN. Gjithashtu, që tani e tutje, MASKA NUK DO TË LEJOHET në protesta. Çfarë kanë për të fshehur këta njerëz dhe pse??? Dhe përsëri, faleminderit Gardës Kombëtare për punën e tyre të shkëlqyer!

Shtëpia e Bardhë njoftoi në një deklaratë se "2,000 ushtarë të Gardës Kombëtare po vendosen për të luftuar paligjshmërinë që ka pushtuar vendin".

"Ky vendim është qëllimisht nxitës dhe vetëm sa do të përkeqësojë tensionet ", tha Newsom. Deri të shtunën në mbrëmje, pas errësirës, ​​nuk kishte pasur raportime për ushtarë të Gardës Kombëtare në vendngjarje, sipas gazetarëve nga disa media amerikane.

Disa persona u arrestuan të shtunën në Los Angeles për kundërshtimin e zbatimit të ligjit për imigracionin, sipas policisë. Oficerët e ICE ishin mbledhur në mëngjes në Paramount, një periferi kryesisht hispanike e Los Angeles, pranë një dyqani të madh pajisjesh Home Depot, ku punëtorët ditorë tradicionalisht vijnë për të ofruar shërbimet e tyre.

Trazirat kundër imigracionit në Los Angeles, Trump ndalon protestat me
Një protestues mban një flamur meksikan gjatë një përleshjeje me policinë në qytetin Paramount të qarkut të Los Anxhelosit, Kaliforni/ Fotografia: Daniel Cole/Reuters

Nuk është e qartë nëse agjentët e ICE-së po përgatiteshin të arrestonin persona pa dokumente apo po mblidheshin për një bastisje tjetër. Por protestuesit filluan të mblidheshin dhe departamenti i sherifit tha se dërgoi agjentë në vendngjarje vonë në mëngjes ndërsa tensionet u rritën.

Mes protestave dhe incidenteve të vazhdueshme në Kaliforninë Jugore, Prokurori Federal Bill Essili , paralajmëroi disa orë më parë se protestuesit që shkaktojnë dhunë do të identifikohen përmes kamerave të sigurisë në të gjithë qytetin dhe do të ndiqen penalisht në nivel federal.

Eshaili mbrojti vendimin e Trump për të vendosur Gardën Kombëtare, duke vënë në dukje se Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, “nuk mund ta kontrollojë shtetin e tij”.

los anxhelos trump garda kombëtare

Lini një Përgjigje