TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Prill 2023, 18:38

“Tregtari rus i vdekjes" thirrje të pazakontë ndaj Donald Trump: Ik nga SHBA se do të të vrasin!

Shkruar nga Pamfleti
“Tregtari rus i vdekjes" thirrje të pazakontë ndaj Donald
Tregtari rus i armëve Viktor Bout

Mediat në Rusi kanë publikuar një thirrje të pazakontë të bërë nga tregtari rus i armëve, Viktor Bout drejtuar ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Përmes një mesazhi në “Telegram” dërguar Trump, Bout, i dalë nga burgu vitin e shkuar në kuadër të një shkëmbi të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-ve, ka paralajmëruar Trump se jeta e tij është në rrezik.

“Administrata Biden nuk do të ndalet vetëm duke ju hedhur në kompleksin industrial penitenciar. Ata do ju vrasin herë apo vonë përpara se të lejojnë që ju t’u dilni para”, citohet Bout.

Ai i ka bërë thirrje Donald Trump të kërkojë strehim në Rusi, “një parajsë e sigurtë prej nga ku Ju mund të drejtoni luftën për popullin amerikan”.

Bout u arrestua në Tajlandë në vitin 2008 për trafik armësh dhe u ekstradua në SHBA në vitin 2012.

Bout po vuante një dënim 25-vjeçar në një burg në SHBA kur u këmbye me Griner. Që atëherë ai i është bashkuar një partie nacionaliste ruse.

I akuzuar për armatosjen e rebelëve në disa nga konfliktet më të përgjakshme në botë, Bout u arrestua në Tajlandë në një operacion amerikan në vitin 2008, u ekstradua në Shtetet e Bashkuara dhe u dënua në 2012.

Uashingtoni dhe Moska në vitet e fundit kanë mbajtur disa shkëmbime të burgosurish.

Ka ende disa amerikanë të mbajtur në Rusi.

Javën e kaluar, Rusia arrestoi gazetarin amerikan Evan Gershkovich dhe e akuzoi atë për spiunazh, duke shkaktuar një protestë ndërkombëtare.

Uashingtoni i ka quajtur akuzat kundër tij “qesharake”.

donald trump viktor bout

Lini një Përgjigje