Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi se administrata amerikane nuk është pranë marrjes së një vendimi për dërgimin e trupave amerikane në Iran.
Në një intervistë për New York Post, Trump tha se deri tani nuk është marrë asnjë vendim për mundësinë e vendosjes së forcave ushtarake amerikane në territorin iranian me qëllim sigurimin e rezervave të uraniumit.
“Nuk kemi marrë asnjë vendim për këtë. Nuk jemi as afër,” u shpreh ai kur u pyet nëse po shqyrton dërgimin e ushtarëve në Iran.
Presidenti amerikan komentoi edhe zhvillimet politike në Iran, duke përsëritur se nuk është i kënaqur me zgjedhjen e Mojtaba Khamenei si udhëheqës suprem të vendit.
Kur u pyet për planet e tij lidhur me udhëheqësin e ri iranian, Trump nuk dha detaje. “Nuk do t’jua them,” tha ai, duke shtuar se “nuk jam i kënaqur me të”.
Lini një Përgjigje