TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota15 Dhjetor 2025, 16:37

Trump dhe Putin duan vetëm një gjë: Paranë!

Shkruar nga Pamfleti

Trump dhe Putin duan vetëm një gjë: Paranë!

Një nga gjërat që administrata Trump e kuptoi saktë në lidhje me Rusinë është kuptimi se ekonomia është padyshim mënyra më e mirë për t'i dhënë fund luftës...

Udhëheqësit perëndimorë kishin një kuptim të thellë të Kinës dhe Rusisë në epokën pas luftës. Ata nuk e kanë më. Kjo injorancë nxitet kryesisht nga akademikët dhe komuniteti politik. Një shembull i mirë se si gjykimet e këqija transferohen nga akademia në politikë janë shkrimet e Chris Miller, një historian i njohur dhe autor i Chip Wars, një libër mbi historinë e industrisë së gjysmëpërçuesve dhe rolin e saj gjeopolitik.

Forca e librit ishte se solli një perspektivë të re në gjeopolitikë, por gjithashtu përfundoi me një gjykim të gabuar që për fat të keq u bë politika e administratës Biden.

Miller arriti në përfundimin se Kina, pavarësisht shumë përpjekjeve, ishte e paaftë të prodhonte gjysmëpërçues. Në të vërtetë, është shumë e vështirë të prodhosh gjysmëpërçues me performancë të lartë në shkallë të gjerë. Tajvani është specializuar në këtë. Kina jo.

Administrata Biden arriti në përfundimin tragjik se kishte arritur sukses kundër Kinës kur ndaloi eksportet e gjysmëpërçuesve me performancë të lartë. Ndalimi pati efektin e kundërt siç ishte menduar. Ai krijoi një industri konkurruese kineze të gjysmëpërçuesve, një industri që është në prag të kapjes së SHBA-së.

Në një artikull të kohëve të fundit në Wall Street Journal, Miller ka bërë një tjetër gjykim të gabuar, këtë herë në lidhje me Vladimir Putinin. Ai thotë se Putini është një car. Ai nuk interesohet për paratë si Trump.

"Një kontakt ekonomik me zotin Putin mund të funksiononte nëse ai do të ishte i interesuar në ekonomi. Por nuk është", mendon ai.

Kjo deklaratë është absolutisht e rreme. Nëse politikëbërësit amerikanë do ta dëgjonin këtë, do të bënin një tjetër gabim kolosal. Që kur u bë president i Rusisë 25 vjet më parë, Putin ndoqi një politikë që ne do ta karakterizonim si një imperializëm të bazuar në burime. Ai është ekonomist me profesion. Ai i shkroi këto punime mbi temën "Planifikimi Strategjik i Riprodhimit të Bazës së Burimeve Minerale të një Rajoni në Kushtet e Tregut". Marrëveshja e tij e gazit me mikun e tij gjerman Gerhard Schröder ishte kryesisht ekonomike. Nuk ishte një plan master gjeostrategjik. Bëhej fjalë për paratë. Vetëm pas aneksimit të Krimesë u bë një çështje gjeopolitike. Por planet u hartuan një dekadë më parë.

Një nga gjërat që administrata Trump e kuptoi saktë në lidhje me Rusinë është kuptimi se ekonomia është padyshim mënyra më e mirë për t'i dhënë fund luftës, për t'i dhënë Ukrainës dhe Rusisë një perspektivë ekonomike për epokën e pasluftës.

Bisedimet që u zhvilluna në Berlin nuk do të kishin qenë të mundura pa përfshirë ekonominë në diskutime. Ato mund të dështojnë ende. Por ia vlen t'i vazhdojm, nëse me të vërtetë paqja është objektivi.

Por kini kujdes se çfarë dëshironi. Dhe mbani mend paralajmërimin e Sun Tzu-së, që thoshte: "Njih planet e armikut dhe do të jesh në gjendje t'i parashikosh ato."/Përshtati “Pamfleti” nga “EuroIntelligence”

Lini një Përgjigje