TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2025, 09:30

Trump fal 76 të dënuar për komplot në zgjedhjet e vitit 2020

Shkruar nga Pamfleti

Trump fal 76 të dënuar për komplot në zgjedhjet e vitit 2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka vendosur të falë dënimin për 77 persona, të shpallur fajtor për të ashtuquajturin komplot për të përmbysur zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Mes personave që përfituan nga kjo amnisti presidenciale ishin dhe ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut Rudy Giuliani, ish-avokati presidencial Sidney Poëell dhe Kenneth Chesebro, këshilltar e fushatës së Trump për vitin 2020.

Shumë nga përfituesit e faljes presidenciale u akuzuan për organizimin e listave alternative të kolegjeve zgjedhore në shtetet kryesore të fituara nga Joe Biden, duke përfshirë Xhorxhian, Arizonën dhe Miçiganin.

Përfitues të tjerë të faljes përfshijnë Mark Meadoës, ish-shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë, dhe John Eastman, një avokat i fushatës së Trump. 

1 Komente

  1. T
    Tony

    O burra kush mund te shkele me kembe. Ai tjetri fali te birin e tij e ky s'la mik pa falur. Hajde dhjerokraci hajde!

    Lini një Përgjigje