TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota10 Nëntor 2025, 08:30

Grabitja spektakolare në Luvër/ Marrin fund spekulimet, njihuni me adoleshentin që fshihet pas fotos misterioze

Shkruar nga Pamfleti

Pedro Elias Garzon Delvaux, pesëmbëdhjetë vjeç, i veshur me elegancë u fotografua jashtë muzeut të Parisit, ditën e grabitjes së xhevahireve të kurorës.

Grabitja spektakolare në Luvër/ Marrin fund spekulimet, njihuni me
Pedro, një adhurues i detektivëve klasikë si Sherlock Holmes, jeton pranë Parisit dhe shpesh vihet me stil vintage, të frymëzuar nga figura historike. Fotografia: Thibault Camus/AP

Tre javë pas grabitjes në muzeun e Luvritit, ndërsa hetuesit përpiqeshin të zbulonin kush ishin hajdutët dhe pse ishte kaq e lehtë të vidhen bizhuteritë e kurorës franceze, një mister tjetër mbeti pezull: kush ishte “njeriu me kapele”.

Grabitja spektakolare në Luvër/ Marrin fund spekulimet, njihuni me
Fotografia virale e 15-vjeçarit pas grabitjes së Luvrit

I riu elegant me kapele u fotografua jashtë muzeut atë të diel dhe fotografia e tij u bë virale në rrjetet sociale, duke nxitur teori të shumta mbi identitetin e tij.

Dy misteret e para u zgjidhën shpejt: pakujdesia e hajdutëve me ADN-në lejoi policinë të identifikonte autorët, ndërsa drejtori i Luvritit pranoi se siguria me kamerat e sigurisë ishte e pamjaftueshme.

Grabitja spektakolare në Luvër/ Marrin fund spekulimet, njihuni me
Pedro Elias Garzon Delvaux pozon me një foto të Associated Press të tij jashtë Luvrit ditën e grabitjes së xhevahireve të kurorës, të shtunën, më 8 nëntor 2025, në Rambouillet, në jug të Parisit. (AP Photo/Thibault Camus)

Por “njeriu me kapele” kishte mbetur një enigmë… deri tani.

Rezulton se ai është një adoleshent vendas, fans i Sherlock Holmesit dhe Hercule Poirotit, që thjesht ndodhej rastësisht në një skenë të vërtetë krimi.

Pedro Elias Garzon Delvaux, 15 vjeç nga Rambouillet, në jugperëndim të Parisit, i tha agjencisë Associated Press (AP) se kishte planifikuar të vizitonte Luvritin me familjen, por e gjetën të mbyllur.

“Nuk e dinim që kishte ndodhur një grabitje,” tha ai.

Ndërsa po pyeste oficerët se pse ishte mbyllur muzeu, një fotograf i AP-së që po dokumentonte ngjarjen e përfshiu edhe adoleshentin në një foto.

Pedro e kuptoi që fotoja ishte bërë virale vetëm katër ditë më vonë, kur një mik i dërgoi një screenshot duke pyetur: “A je ti?”

Kur ai konfirmoi që ishte vërtet ai, miku i tha se fotoja kishte pesë milionë shikime në TikTok. “U habita pak,” tha Pedro për AP.

Grabitja spektakolare në Luvër/ Marrin fund spekulimet, njihuni me
Pedro, një adhurues i detektivëve klasikë si Sherlock Holmes, jeton pranë Parisit dhe shpesh vishet me stil vintage, të frymëzuar nga figura historike. Fotografia: Thibault Camus/AP

Edhe më i befasuar u ndje kur nëna e tij e telefonoi për t’i thënë se fotografia ishte botuar në The New York Times. “Më bëri shumë përshtypje,” tha ai, “sepse e lexoj atë gazetë dhe nuk ndodh çdo ditë të jesh në The New York Times.”

“Njerëzit më thanë: ‘Je bërë yll’. U mahnita që vetëm me një foto mund të bëhesh viral për disa ditë.”

I pyetur pse kishte veshur një jelek të stilit të vjetër dhe një kapelë fedora për të vizituar muzeun, Pedro tha se kishte filluar të vishej kështu së fundmi, i frymëzuar nga burrat e shtetit të shekullit XX dhe detektivët imagjinarë.

“Më pëlqen të jem elegant,” tha ai për AP. “Edhe në shkollë shkoj kështu.”

Ndërsa sa i përket spekulimeve për foton e tij që qarkullonin online, disa madje mendonin se mund të ishte një detektiv i vërtetë apo një imazh i krijuar nga inteligjenca artificiale, Pedro shpjegoi se pse zgjodhi të qëndronte në heshtje për javë të tëra.

“Nuk doja të thosha menjëherë që isha unë,” tha ai. “Me këtë foto ka një mister, ndaj duhet ta zgjasësh pak.”

pedro elias garzon delvaux- louvre fedora man

Lini një Përgjigje