TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2026, 07:19

Trump kërcënon sërish Iranin: Do të hakmerremi për vdekjet e ushtarëve amerikanë

Shkruar nga Pamfleti
Trump kërcënon sërish Iranin: Do të hakmerremi për
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump ka postuar një deklaratë video në Truth Social, ku thotë se SHBA-të do të “hakmerren” për vdekjet e ushtarëve amerikanë dhe “do t’i japin goditjen më ndëshkuese” regjimit iranian.

Trump shton se SHBA-të po “ndërmarrin një operacion masiv, jo vetëm për të siguruar sigurinë për kohën dhe vendin tonë, por edhe për fëmijët tanë dhe fëmijët e tyre”.

Ai thekson më tej se kjo është “detyra dhe barra e një populli të lirë”.

“Këto veprime janë të drejta dhe janë të nevojshme për të siguruar që amerikanët nuk do të përballen kurrë me një regjim terrorist radikal, të etur për gjak, të armatosur me armë bërthamore”, thotë ai. 

Ndërkohë Presidenti  iranian Masoud Pezeshkian në deklaratën e tij të parë pas vdekjes së Udhëheqësit Suprem Ali Khamenei, u shpreh se forcat e armatosura të Iranit do të shtypin me forcë bazat e armiqve.

Ai theksoi gjithashtu se vrasja e udhëheqësit Khamenei nuk do të sjellë asgjë për SHBA-në dhe Izraelin dhe se kjo nuk do të mbetet pa përgjigje.

“Amerika dhe Izraeli duhet ta dinë se vrasja e udhëheqësve tanë nuk do të sjellë asgjë. Këshilli i udhëheqjes ka filluar punën e tij dhe forcat  tona të armatosura do t’i shtypin me forcë bazat e armiqve.

Ky krim i madh nuk do të mbetet kurrë pa përgjigje dhe do të hapë një faqe të re në historinë e botës islame dhe shiizmit”, tha ai ndër të tjera.

trump kërcënon sërrish iranin

Lini një Përgjigje