TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota19 Mars 2026, 18:33

Trump merr vendimin urgjent, miliarda dollarë armë për Emiratet dhe Kuvajtin!

Shkruar nga Pamfleti
Trump merr vendimin urgjent, miliarda dollarë armë për Emiratet
Donald Trump

Departamenti i Shtetit shpall “emergjencë” për të përshpejtuar furnizimet ushtarake për Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajtin dhe Jordaninë

Administrata e Donald Trump ka anashkaluar procedurat e zakonshme të shqyrtimit nga Kongresi për të përshpejtuar shitjen e armëve me vlerë miliarda dollarë drejt Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Kuvajtit, në një moment tensioni të shtuar në rajonin e Gjirit.

Sipas raportimit të CNN, Departamenti amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretari i Shtetit ka shpallur një situatë emergjente, duke justifikuar kështu nevojën për miratim të menjëhershëm të shitjeve pa kaluar në procesin e zakonshëm të Kongresit.

Paketa për Emiratet e Bashkuara Arabe arrin vlerën rreth 8.4 miliardë dollarë dhe përfshin raketa ajër-ajër me rreze të mesme veprimi (AMRAAM), municione për avionë F-16, sisteme kundër dronëve dhe radarë të avancuar të integruar me sistemin e mbrojtjes THAAD.

Ndërkohë, për Kuvajtin është miratuar një shitje prej rreth 8 miliardë dollarësh që përfshin sisteme radarësh dhe sensorësh për mbrojtje ajrore dhe raketore në lartësi të ulët.

Për Jordaninë, administrata ka përshpejtuar një paketë prej 70.5 milionë dollarësh për mbështetje të avionëve dhe furnizime ushtarake, përfshirë pjesë këmbimi dhe shërbime mirëmbajtjeje.

Këto vendime vijnë në një kohë kur Irani ka shënjestruar objekte amerikane në disa vende të Gjirit, përfshirë Emiratet, Kuvajtin dhe Jordaninë, si pjesë e tensioneve me SHBA-në dhe Izraelin. Nuk është bërë e ditur se kur pritet të dorëzohen këto sisteme mbrojtëse.

Në fillim të marsit, administrata Trump kishte përdorur të njëjtën procedurë emergjente për të anashkaluar Kongresin edhe në një rast tjetër, duke miratuar shitjen e menjëhershme të 12 mijë bombave për Izraelin.

Kujtojmë që sot teksa priti në Shtëpinë e Bardhë kryeministren japoneze, Trump tha për gazetarët se aleatët e NATO-s janë të gatshëm të ndihmojnë në Hormuz, por sipas tij tani është tepër vonë.

Pas lajmeve se po shqyrtonte mundësinë e dislokimit të këmbësorisë në territorin e Iranit, Trump tha se "nuk do të vendoste trupa askund".

donald trump gjirin persik

2 Komente

  1. A
    Arben

    Ky i futi ne sherr dhe tani ne vend qe ti mbroje me koston e tij, kerkon t'ju shese edhe arme me çmime te kripura.

    1. T
      Tony

      Ky analfabeti ka mesuar nga Teto Sofka thenien, jeta eshte llogari Olimbi.

      Lini një Përgjigje