TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 2 Mars 2026, 18:33

Trump nuk përjashton dërgimin e trupave tokësore në Iran

Shkruar nga Pamfleti
Trump nuk përjashton dërgimin e trupave tokësore në Iran
Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, la të hapur mundësinë e dërgimit të trupave amerikane në terren në Iran, nëse një veprim i tillë do të konsiderohej i nevojshëm.

Në një intervistë për New York Post, Trump deklaroi se nuk ndjek formulën tradicionale të presidentëve amerikanë që përjashtojnë paraprakisht angazhimin tokësor. “Unë nuk them kurrë ‘nuk do të ketë trupa në terren’. Unë them ‘ndoshta nuk do të duhen’, ose ‘nëse do të jenë të nevojshme’”, u shpreh ai.

Deklaratat vijnë në një moment kur sondazhet tregojnë ndarje në opinionin publik amerikan. Sipas një sondazhi të Reuters/Ipsos të zhvilluar gjatë fundjavës, 43% e amerikanëve shprehen kundër sulmeve ndaj Iranit. Megjithatë, Trump tha se vendimet e tij nuk varen nga sondazhet.

“Nuk mendoj se sondazhet janë të ulëta. Por edhe nëse do të ishin, nuk është çështje sondazhesh. Duhet të bësh atë që është e drejtë,” deklaroi ai, duke shtuar se SHBA-ja nuk mund të lejojë që Irani të zotërojë armë bërthamore.

Trump gjithashtu tha se beson se opinioni publik është më mbështetës sesa tregojnë sondazhet formale. “Mendoj se njerëzit janë shumë të impresionuar me veprimet e ushtrisë amerikane. Ekziston një shumicë e heshtur,” tha presidenti.

Deklaratat e tij sinjalizojnë se administrata amerikane po mban të hapura të gjitha opsionet ushtarake, ndërsa tensionet me Iranin vazhdojnë të përshkallëzohen.

trum shba iran

Lini një Përgjigje