TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2025, 22:39

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Musk: Do ndërpresim subvencionet për makinat elektrike

Shkruar nga Pamfleti

Trump paralajmëron hakmarrje ndaj Musk: Do ndërpresim subvencionet

Vijon sherri mes Trump dhe Elon Musk. Mes tyre ka pasur akuza dhe kundër akuza, ndërsa presidenti i SHAB ka paralajmëruar hakmarrje ndaj ish-kreut të djathtë të tij.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Truth”, Shefi i Shtëpisë së Bardhë shprehet se  Elon Musk “u çmend” pasi do t’i ndërpriten kontratat qeveritare për automjetet elektrike që ai zotëron, “Tesla”.

“Elon po “vuante shumë”, i kërkova të largohej, i hoqa Mandatin e Automjeteve Elektrike që i detyronte njerëzit të blinin makina elektrike, që askush tjetër nuk i donte. Ai e dinte prej muajsh se unë do ta bëja, dhe ai thjesht u çmend. Mënyra më e lehtë për të kursyer para në buxhetin tonë, miliarda e miliarda Dollarë, është të ndërpresim subvencionet dhe kontratat qeveritare të Elon. Gjithmonë jam habitur që Biden nuk e bëri këtë”, shkroi Trump.

Më herët, Trump u shpreh se Elon Musk ndryshoi qëndrim dhe artikuloi akuza pasi zbuloi se nga ky projektligj preken edhe automjetet elektrike, Madje ai pohoi se ndihej i zhgënjyer  nga Musk.

 

Lini një Përgjigje