TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2025, 22:28

Tesla në ‘pikiatë’ pas sherrit Trump-Musk, bien ndjeshëm aksionet

Shkruar nga Pamfleti

Tesla në ‘pikiatë’ pas sherrit Trump-Musk, bien

Aksionet e kompanisë së automjeteve elektrike Tesla ranë ndjeshëm në Bursën e New York-ut, pas përplasjeve të nxehta midis CEO-së së saj, Elon Musk, dhe presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Aksionet e Tesla-s ranë me 8.97%, duke arritur në kuotën 302.27 dollarë.

Presidenti Trump kishte kritikuar ashpër ish-këshilltarin e tij, Elon Musk, i cili menjëherë iu përgjigj në platformën e tij X, pas mosmarrëveshjeve mbi planin megabuxhetor të presidentit. Trump deklaroi se nuk e dinte nëse marrëdhënia e tij me Elon Musk do të vazhdonte, duke thënë se ishte “shumë i zhgënjyer” nga kritikat e multimiliarderit për legjislacionin e tij të propozuar.

“Shikoni, unë dhe Eloni kishim një marrëdhënie të mirë. Nuk e di nëse kjo është ende kështu. U habita”, u tha Donald Trump gazetarëve në Zyrën Ovale, pasi ish-këshilltari i tij e quajti “projektligjin e tij fantastik dhe të bukur” një “të neveritshëm”.

“Budallallëqe”, u përgjigj Elon Musk në rrjetin social X, duke komentuar një video të presidentit Trump, duke pretenduar se zemërimi i tij ishte për shkak të humbjes së subvencioneve për automjetet elektrike. “E rreme”, shkroi më pas shefi i Tesla-s mbi një klip në të cilin presidenti amerikan pretendonte se Elon Musk e dinte paraprakisht përmbajtjen e projektligjit, një “ligj i madh dhe i mrekullueshëm” sipas Donald Trump, një “i neveritshëm” sipas ish-këshilltarit të tij.

Miliarderi Elon Musk konfirmoi javën e kaluar se largimi i tij nga administrata e Donald Trump ishte “i planifikuar”, duke udhëhequr një agjenci përgjegjëse për uljen e shpenzimeve publike, duke shkaktuar kritika të gjera midis klasës politike amerikane.

Shefi i Tesla-s dhe SpaceX-it shpenzoi gati 280 milionë dollarë për të ndihmuar në zgjedhjen e Donald Trump.

Pozicionet e Elon Musk kanë shkaktuar rënien e çmimit të aksioneve.

 

Lini një Përgjigje