TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 8 Mars 2026, 16:35

Trump paralajmëron Iranin: Pasuesi i Khameneit nuk do të zgjasë pa miratimin e SHBA-së!

Shkruar nga Pamfleti

Trump paralajmëron Iranin: Pasuesi i Khameneit nuk do të zgjasë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë lidhur me të ardhmen e udhëheqjes në Iran, duke deklaruar se lideri i ardhshëm suprem i vendit nuk do të qëndrojë gjatë në pushtet nëse nuk gëzon miratimin e Uashingtonit.

Në një intervistë për ABC News, Trump u shpreh se çdo pasues i Ali Khameneit do të duhet të marrë “miratimin” e SHBA-së për të qëndruar në pushtet.

“Ai do të duhet të marrë miratimin tonë. Nëse nuk e merr, nuk do të zgjasë shumë”, tha presidenti amerikan.

Trump theksoi gjithashtu se është i gatshëm të bashkëpunojë me çdo element të mbetur të regjimit aktual iranian, nëse kjo do të ndihmojë në stabilizimin e situatës dhe në shmangien e tensioneve të reja në të ardhmen.

Sipas tij, qëllimi i Uashingtonit është të shmangë rikthimin e krizave të njëjta në intervale të shkurtra kohore.

“Ne duam të sigurohemi që nuk do të duhet të kthehemi këtu çdo dhjetë vjet, sidomos nëse nuk do të ketë një president si unë që është i gatshëm të ndërmarrë veprime të tilla”, deklaroi ai.

Presidenti amerikan shtoi se nuk dëshiron të përballet sërish me të njëjtën situatë pas disa vitesh, duke paralajmëruar se alternativa më e keqe do të ishte që Irani të arrinte të zhvillonte armë bërthamore.

Trump tha se Irani po planifikonte të pushtonte të gjithë Lindjen e Mesme dhe shton se do t'i ndalojë ta bëjnë këtë gjë.

“Ata janë një tigër letre. Ata nuk ishin një tigër letre një javë më parë, do t’jua them unë. Dhe ata do të sulmonin. Plani i tyre ishte të sulmonin të gjithë Lindjen e Mesme, të pushtonin të gjithë Lindjen e Mesme”, deklaroi presidenti.

Lini një Përgjigje