
Në Zyrën Ovale, presidenti amerikan Donald Trump mirëpriti presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, duke e përshëndetur si një moment historik për futbollin. Trump u shpreh se Kupa e Botës që do të zhvillohet në verën e vitit 2026 në SHBA, Kanada dhe Meksikë do të jetë “më e madhja” në historinë e turneut.
Ai theksoi se turneu pritet të gjenerojë 30 miliardë dollarë për ekonominë amerikane dhe të krijojë 200,000 vende pune, duke qeshur më pas me Infanton mbi mundësinë e këtyre shifrave. Presidenti amerikani gjithashtu lavdëroi Infanton, nënkryetarin JD Vance dhe sekretarin e Shtetit Marco Rubio, ndërsa u shpreh se shitjet e biletave po thyejnë rekorde “të paparë më parë”.
Infantino njoftoi se një “FIFA Pass” do t’u mundësojë tifozëve të marrin vizë të përshpejtuar për të ndjekur ndeshjet në SHBA, ndërsa Rubio paralajmëroi se posedimi i biletës nuk garanton vizën dhe se aplikimi duhet bërë sa më shpejt të jetë e mundur. Masa të ngjashme janë përdorur edhe në Kupat e mëparshme për të lehtësuar udhëtimin e tifozëve.
Lini një Përgjigje