TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota17 Nëntor 2025, 20:41

Alarm në Poloni, sulmohet linja hekurudhore që çon ndihma në Ukrainë!

Shkruar nga Pamfleti
Alarm në Poloni, sulmohet linja hekurudhore që çon ndihma
ShpërthimI në një linjën hekurudhore në Varshavë

Kryeministri polak Donald Tusk, e cilësoi ngjarjen një akt sabotimi...

Një shpërthim i madh është regjistruar në një linjë hekurudhore që lidh Varshavën  dhe Lublinin dhe që shfrytëzohet për të transportuar mallra ushtarake dhe ndihmë për Ukrainën.

Lajmin e kanë konfirmuar autoritetet polake, shkruan “CNN”.

Dëmtimi pranë Mika-s, rreth 100 km në juglindje të Varshavës, u zbulua rreth orës 07:30 me orën lokale të dielën nga një makinist treni që u detyrua të bënte një ndalesë emergjente.

Menjëherë më pas ka reaguar kryeministri polak Donald Tusk, i cili e cilësoi ngjarjen një akt sabotimi i  paparë.

Tusk ka shkruar në një postim në X se sulmi shënjestroi drejtpërdrejt sigurinë e shtetit polak dhe civilëve të tij.

Dëme dhe shkatërrime u identifikuan gjithashtu përgjatë të njëjtës rrugë më tej në vijën hekurudhore”, tha ai.

Në një konferencë për shtyp të hënën pasdite, ministri i brendshëm i Polonisë, Marcin Kierëiński, tha se gjatë fundjavës ndodhën dy incidente, një akt i konfirmuar sabotimi dhe një që u konsiderua gati si sabotim.

Deri më tani nuk është bërë asnjë arrestim në lidhje me incidentet.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë, presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen, tha se kërcënimet ndaj sigurisë së Evropës janë “reale dhe në rritje”.

Kontinenti duhet urgjentisht të rrisë kapacitetin për të mbrojtur qiellin dhe infrastrukturën tonë”, tha ajo.

Kryeministrja e Estonisë, Kristen Michal, po ashtu dënoi ashpër dëmtimin e shinave të trenit, duke shkruar në X se vendi i tij qëndron në krah të Polonisë.

Ata që qëndrojnë pas akteve armiqësore kundër anëtarëve të (Bashkimit Evropian) dhe NATO-s duhet të ekspozohen. Përgjigja jonë duhet të jetë e bashkuar”, tha Michal.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, u solidarizua me Poloninë, duke ofruar mbështetje nëse do të ishte e nevojshme dhe duke sugjeruar se Rusia mund të ketë luajtur një rol në incident.

Shpresojmë që hetimi do të japë përgjigje dhe ne jemi gjithashtu të gatshëm të ndihmojmë nëse na kërkohet. Mund të ketë qenë një tjetër sulm hibrid nga Rusia,  për të testuar përgjigjet. Nëse është e vërtetë, ato duhet të jenë të forta”, tha Sybiha.

Tusk u zotua se vendi i tij “do t’i kapë autorët e krimit, kushdo që janë ata”, pa thënë se kush besonte se ishte përgjegjës për dëmin.

Shpërthimi, i cili nuk shkaktoi asnjë të lënduar sipas Tusk, është i fundit në një varg incidentesh në Evropë që e kanë lënë kontinentin në gatishmëri të lartë.

Disa vende evropiane kanë raportuar ndërhyrje në hapësirën e tyre ajrore në muajt e fundit, ku shumica e tyre e fajësojnë Rusinë. Kremlini ka mohuar përfshirjen.

Para disa ditësh, Komisioni Evropian miratoi rregulla më të rrepta për lëshimin e vizave për shtetasit rusë, duke përmendur rreziqet e sigurisë që lidhen me luftën e Rusisë në Ukrainë si arsye për këtë.

Tani përballemi me ndërprerje të paprecedentë të fluturimeve me dronë dhe sabotim në tokën tonë. Kemi detyrë të mbrojmë qytetarët tanë”, tha në një deklaratë Kaja Kallas, shefja e politikës së jashtme të BE-së.

Një punim kërkimor nga Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS) sugjeroi që Rusia po kryen një “fushatë sabotimi, vandalizmi, spiunazhi dhe veprimesh të fshehta” për të destabilizuar qeveritë evropiane.

“Incidentet brenda kësaj fushate të dyshuar përfshijnë dëmtimin e qëllimshëm të kabllove nënujore, shënjestrimin e kullave të telekomunikacionit dhe komplotet për zjarrvënie", tha IISS .

Në një intervistë me portali polak Polsat News të dielën, zëvendësministri i Brendshëm i Polonisë, Maciej Duszczyk, tha se vendi i tij është përballur me akte të ndryshme sabotimi për njëfarë kohe, sipas Agjencisë Polake të Shtypit (PAP).

Vitin e kaluar, një zjarr i madh shkatërroi një qendër tregtare në Varshavë. Autoritetet polake njoftuan në maj se kjo ishte rezultat i zjarrvënies së urdhëruar nga shërbimet e inteligjencës ruse, megjithëse Rusia më parë kishte mohuar akuzat për orkestrimin e operacioneve të zjarrvënies dhe sabotimit në të gjithë Evropën.

“Agjencia e Sigurisë së Brendshme e vendit po punon së bashku me policinë, zyrën e prokurorit dhe shërbimet hekurudhore për të hetuar çështjen”, tha politikani polak Tomasz Siemoniak në emisionin X.

Mësohet se Komiteti i Sigurisë Kombëtare i Polonisë do të mbajë një takim të martën në mëngjes, me komandantë ushtarakë, krerët e shërbimeve dhe përfaqësuesin e presidentit të pranishëm.

Lini një Përgjigje