Burgu i Alkatrazit, ku dikur mbaheshin bosët e mafias, më i njohuri Al Capone, u mbyll vetëm 29 vjet pasi u hap, për shkak të kostove të tepërta të funksionimit të tij, sipas Byrosë së Burgjeve të SHBA-së.
Rihapja e burgut, i cili u mbyll në mars të vitit 1963, do të jetë një "simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë", sipas presidentit të SHBA-së.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje se ka urdhëruar administratën e tij dhe agjencitë përkatëse shtetërore të rindërtojnë dhe rihapin burgun famëkeq të Alcatrazit , në Gjirin e San Franciskos.
Sipas manjatit president, kriminelët më të dhunshëm dhe të pamëshirshëm mund të dërgohen atje.
“Për një kohë të gjatë, Amerika është rrënuar nga shkelës kriminelë të egër, të dhunshëm dhe të përsëritur, llumrat e shoqërisë, të cilët kurrë nuk do të kontribuojnë asgjë tjetër përveç Mjerimit dhe Vuajtjes.”, tha republikani nëpërmjet Truth Social.
— Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) May 4, 2025
"Kjo është arsyeja pse sot kam urdhëruar Byronë e Burgjeve, si dhe Departamentin e Drejtësisë, FBI-në dhe Departamentin e Sigurisë Kombëtare, që të rihapin, zgjerojnë ndjeshëm dhe rindërtojnë Alcatrazin për të strehuar kriminelët më të rrezikshëm dhe të dhunshëm të Amerikës", vazhdoi ai postimin e tij.
Ai deklaroi gjithashtu në të njëjtin postim se qeveria e tij nuk do të mbahet “peng” nga gjyqtarët që e pengojnë atë të deportojë “kriminelë” dhe “banditë” që “erdhën në vendin tonë ilegalisht” pa shpjeguar nëse, apo çfarë, urdhri i tij për të rihapur këtë burg ka të bëjë me politikën e tij anti-imigracion.
REBUILD, AND OPEN ALCATRAZ! For too long, America has been plagued by vicious, violent, and repeat Criminal Offenders, the dregs of society, who will never contribute anything other than Misery and Suffering. When we were a more serious Nation, in times past, we did not hesitate…
— Donald J. Trump Posts From His Truth Social (@TrumpDailyPosts) May 4, 2025
Sipas Presidentit Trump, rihapja e burgut, i cili u mbyll në mars të vitit 1963, do të jetë një "simbol i ligjit, rendit dhe drejtësisë".
Burgu i Alkatrazit, ku dikur mbaheshin bosët e mafias, më i njohuri Al Capone, u mbyll vetëm 29 vjet pasi u hap, për shkak të kostove të tepërta të funksionimit të tij, sipas Byrosë së Burgjeve të SHBA-së.
Dy kilometra larg bregdetit, ish-burgu tani është një atraksion turistik në Gjirin e San Franciskos, Kaliforni.
Republikani e ka bërë luftën kundër krimit një element kyç të mandatit të tij të dytë në Shtëpinë e Bardhë./ Pamfleti
Lini një Përgjigje