Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka ironizuar sërish presidentin francez Emmanuel Macron gjatë një takimi me mbështetës republikanë në Florida, duke e kritikuar për politikat e çmimeve të barnave në Evropë.
Gjatë fjalimit të tij, Trump tregoi një bisedë telefonike që, sipas tij, kishte zhvilluar me Macron lidhur me diferencën e madhe të çmimeve të ilaçeve mes Shteteve të Bashkuara dhe vendeve evropiane.
“Telefonova në Francë dhe i thashë: ‘Emmanuel, duhet të bësh një marrëveshje të arsyeshme për miqtë e tu të mirë në Amerikë. Ju paguani një pjesë shumë të vogël për ilaçet, ndërsa ne paguajmë shumë më tepër’”, tha Trump.
Sipas tij, Macron i ishte përgjigjur se nuk mund të ndryshonte situatën. “Ai tha: ‘Jo, jo Donald, nuk mund të bëj asgjë për këtë’. I thashë: ‘Po, mundesh. Mundesh’”, tregoi Trump duke imituar dialogun me presidentin francez.
Trump argumentoi se nëse çmimet do të barazoheshin, një ilaç që në SHBA kushton rreth 130 dollarë mund të ulej në 20 dollarë, ndërsa në Francë çmimi i të njëjtit produkt do të rritej nga 10 në 20 apo edhe 30 dollarë.
“Imagjinoni, nga 130 dollarë në 20 dollarë. Por ai duhet të dyfishojë çmimin e tij nga 10 dollarë. Dhe ata ishin në krye”, tha Trump, duke shtuar se i kishte kërkuar Macron që ta bënte këtë ndryshim.
Deklaratat e presidentit amerikan u interpretuan nga mediat si një tjetër moment ironie ndaj Macron, ndërsa debati mbi çmimet e barnave dhe kostot e sistemit shëndetësor mbetet një temë e rëndësishme në politikën amerikane.
Trump randomly decides to mock Macron again:
— Clash Report (@clashreport) March 9, 2026
I called the countries up. I called up France. I said, “Emmanuel, you have to cut your... your good friends from America a reasonable deal. What’s happening is you are paying a tiny fraction for drugs as we...” “No, no, Donald, I… pic.twitter.com/e3aSUzWeKx
Oh, c'po tallin koqet me te vegjelit keta te medhenjte. S'kane faj, kane punuar per kete dite.