TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 1 Dhjetor 2025, 14:05

Trump trondit NATO-n, Amerika gati t’i dorëzojë drejtimin ushtarak Gjermanisë

Shkruar nga Pamfleti

Zyrtarët gjermanë e pritën me habi idenë e Whitaker. Përfaqësuesi gjerman në NATO dhe BE, gjeneral Wolfgang Wien, tha se Berlini mund të marrë më shumë përgjegjësi, por posti i SACEUR-it është parë historikisht si detyrë amerikane.

Trump trondit NATO-n, Amerika gati t’i dorëzojë drejtimin
Amerika gati t’i dorëzojë drejtimin ushtarak Gjermanisë

Deklarata e të dërguarit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, që tha se ai “shpreson që një gjerman të marrë komandën e forcave aleate në Europë”, ka tronditur shtetet anëtare të NATO-s dhe kanë ndezur debat mbi rolin e ardhshëm të SHBA në aleancë.

Sipas Newsweek, komentet e tij në Konferencën e Sigurisë në Berlin janë lexuar si sinjal i një tërheqjeje graduale të Washingtonit nga dominimi tradicional në strukturat ushtarake të NATO-s.

Prej krijimit të aleancës, posti i SACEUR, komandantit suprem të Forcave Aleate në Europë, ka qenë gjithmonë në duart e amerikanëve, që nga Dwight Eisenhower në vitin 1950 e deri te gjenerali aktual Alexus Grynkewich. Ideja që një gjerman mund të zëvendësojë një amerikan është parë si një ndryshim historik.

Sugjerimi i Whitaker vjen pas qëndrimeve të përsëritura të Donald Trump, i cili prej vitesh kritikon vendet europiane për mungesë investimesh në mbrojtje. Megjithatë, Whitaker u përpoq të qetësonte aleatët duke thënë se SHBA mbetet e angazhuar në NATO, ndërsa vlerësoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes nga qeveria gjermane e Friedrich Merz, që ka premtuar “ushtrinë konvencionale më të fortë në Europë”. 

Ekspertët e sigurisë e shohin këtë si pjesë të një ripozicionimi strategjik të Shteteve të Bashkuara. Komentet e Whitaker tregojnë qartë se SHBA e sheh Azinë si prioritetin kryesor gjeopolitik, ndaj ka ndërmend të zhvendosë një pjesë të kapaciteteve nga Europa.

Ekspertët paralajmërojnë se nëse SHBA heq dorë nga posti i SACEUR, kjo do të nënkuptonte humbje të ndikimit amerikan mbi operacionet e aleancës dhe do të lexohej në Europë si një shenjë e qartë të shkëputjes nga angazhimi tradicional i Washingtonit.

Zyrtarët gjermanë e pritën me habi idenë e Whitaker. Përfaqësuesi gjerman në NATO dhe BE, gjeneral Wolfgang Wien, tha se Berlini mund të marrë më shumë përgjegjësi, por posti i SACEUR-it është parë historikisht si detyrë amerikane.

Ndërkohë, Gjermania po vijon modernizimin e ushtrisë. Bundestagu pritet të votojë muajin e ardhshëm një ligj që kërkon që çdo 18-vjeçar të plotësojë një formular për gatishmërinë për shërbim ushtarak. Bunderwehri pritet të rritet në 460 mijë efektivë aktivë dhe rezervistë deri në mesin e dekadës së ardhshme, në përgjigje të kërcënimit të rritur rus që prej vitit 2022.

Newsweek shkruan se, edhe pse nuk pritet një lëvizje e menjëhershme, sugjerimi i Whitaker i jep Berlinit një “votë besimi” dhe hap një fazë të re ku Europa mund të afrohet drejt marrjes së përgjegjësive më të mëdha të sigurisë, gjithmonë me mbështetjen strategjike të Shteteve të Bashkuara.

drejtimin ushtarak gjermanisë nato-shba

2 Komente

  1. L
    Leone

    Rroftë Gjermania pra!!

    1. T
      Trimi

      Eshte nje situat Kritike,por dhe nje pasiguri ne bot.Me largimit e gjeneralit USA ne drejtimin USA te NATOS....BE gjermania renohet ekonomikisht dobesohet NATO per nje afat 10 vjecar deri ne funksionimin normal te tije.USA..humbet deri diku drejtimin e botes..por miljarda ne anen tjeter i shtohen buxhetit USA qe hiqen nga NATO...Nder vite ne vazhdim..USA do te cvlresohet si nr 1 ne Bot ushtarakisht..GJermania nga ana e saj...i duhen 10-20 vjet te zere denjesisht vendin si drejtues i NATOS Ekonomia gjermane aktualisht eshte ne REMINACION dhe smban me shterngim rypi.Ndaj zvogelimi i findit nga USA per NATON aktualisht nxje jasht lufte ate per kercenime ndaj Rusise...qe do ti hapet oreksi per te krijuar BRSS

      Lini një Përgjigje