Bota26 Prill 2023, 16:44

"T’ua përplasim fytyrën në tryezë", eksperti rus thirrje Kremlinit për të dëbuar diplomatët britanikë

Shkruar nga Pamfleti

"T’ua përplasim fytyrën në tryezë", eksperti

Marrëdhëniet e Britanisë me Rusinë janë në nivelet më të këqija ndër vite, që pas nisjes së luftës në Ukrainë. Kjo për shkak se Britania ka qenë mbështetësi më i zëshëm i Kievit duke kundërshtuar hapur pushtimin rus.

Por mesa duket konflikti diplomatik po shkon në një tjetër Nivel, pasi një ekspert ushtarak rus, Igor Korotchenko i ka kërkuar Kremlinit që të dëbojë rreth 70-80 për qind, të diplomatëve britanikë që ndodhen në Moskë.

Në një klip të shpërndarë nga gazetari i BBC-së, Francis Scarr, Korotchenko u thotë panelistëve në televizionin shtetëror rus se diplomatët rusë po dëbohen edhe nga Suedia. Ai tha se numri i përgjithshëm i diplomatëve rusë që janë dëbuar nga vendet perëndimore që nga fillimi i "operacionit special ushtarak" ka kaluar tashmë 600. Dhe sipas tij ideatori i kësaj lëvizje është Britania e Madhe.

Të paktën britanikët do të fillojnë të na respektojnë dhe kolegët e tyre perëndimorë do të fillojnë gjithashtu. Ata kuptojnë vetëm një mjet, dhunën: ju duhet përplasur fytyra në tavolinë, pra le t’ia përplasim fytyrën Londrës zyrtare në tryezë", tha ai.

rusia diplomatët britanik dëbimi