TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Qershor 2025, 15:25

Turqi/ 27-vjeçari hap kapakun e cisternës së naftës teksa tymoste një cigare, shpërthimi e hedh disa metra tutje! (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Turqi/ 27-vjeçari hap kapakun e cisternës së naftës teksa

Një 27-vjeçar nga Turqia është plagosur rëndë në qytetin e Gaziantep të Turqisë, pasi hapi kapakun e një kamioni cisternë për ta pastruar atë ndërsa mbante një cigare të ndezur në gojë!

Në momentin që ai hapi kapakun e cisternës në një fabrikë nafte në zonën industriale dhe afroi kokën pranë kapakut tashmë të hapur, cigarja nxiti një shpërthim që e hodhi atë disa metra tutje duke e plagosur rëndë.

Kolegët e 27-vjeçarit, të cilët e kuptuan se çfarë kishte ndodhur, thirrën ekipin e Ndihmës së Shpejtë, të cilët e çuan në spital. Incidenti është regjistruar nga kamera e sigurisë së objektit dhe duket qartë çasti kur shpërthim hedh tutje 27-vjeçarin i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Lini një Përgjigje