
Presidenti amerikan, Donald Trump ka reaguar lidhur me sulmin e Ukrainës ndaj aeroporteve ushtarake ruse fundjavën e kaluar.
Trump e cilësoi sulmin si “të fuqishëm”, ndërsa ka shprehur shqetësimin se operacioni ukrainas do ta bëjë edhe më të vështirë përpjekjen për armëpushim.
Sipas Axios, sulmi i planifikuar mirë dhe i koordinuar i Ukrainës në bazat ajrore ruse tregon se Ukraina po fsheh më shumë karta nën mëngë. Madje më shumë sesa besonte Trump kur deklaroi se ‘të gjitha kartat janë në duart e Putinit’, shtoi ai.
“Ishte një bisedë e mirë, por jo një bisedë që do të çojë në paqe të menjëhershme”, u shpreh Trump për telefonatën e tyre.
Raportohet se Trump po shpreh një lloj admirimi për sulmin ukrainas, pasi i tha një të besuari se sulmi ishte i fuqishëm.
Trump u tha gjithashtu njerëzve me të cilët u takua ditët e fundit se sulmi me dronë ukrainas i 1 qershorit me gjasë do ta nxisë Putinin të hakmerret.
Lini një Përgjigje