
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Taip Erdogan.
Në një reagim në rrjete sociale, Vuçiçi shkruan se në fokus të takimit të tyre ishte rëndësia e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.
“Gjithmonë një bisedë e rëndësishme dhe e hapur me Recep Tayyip Erdoğan rreth çështjeve aktuale bilaterale dhe rajonale. Për ne është e rëndësishme të ruajmë marrëdhëniet më të mira të mundshme me Turqinë, dhe ky takim ishte një hap tjetër drejt forcimit të bashkëpunimit tashmë të mirë serbo-turk në të gjitha fushat me interes reciprok.
Biseduam për rëndësinë e ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon, ku llogarisim në angazhimin konstruktiv të Turqisë, si një ndër faktorët ndërkombëtar më me ndikim në këtë pjesë të botës", ka thënë presidenti serb.
Vuçiç gjatë ditës së sotme ka ndjekur Kampionatin Botëror të Atletikës me kryeministrin e Hungarisë dhe liderë të tjerë botërorë dhe më pas do të marrë pjesë në pritjen me rastin e 20 gushtit – Ditës Kombëtare të Hungarisë.
Kujtojmë se Turqia së fundmi i ka shitur Kosovës dronë Bayraktar, gjë që kishte ngjallur reagimin e Beogradit, por kjo çështje nuk u përmend nga presidenti serb.
Lini një Përgjigje