Irani do të ekzekutojë protestuesin 26-vjeçar, i cili u arretsua në një valë arrestimesh masive pas protestave të gjera antiqeveritare.
Sipas organizatës për të Drejtat e Njeriut në Iran dhe Unionit Kombëtar për Demokraci, 26-vjeçari Erfan Soltani do të ekzekutohet me varje të mërkurën, pasi u arrestua javën e kaluar gjatë protestave në qytetin Karaj.
Sipas burimeve të cituara nga Iran Human Rights, familja e Soltanit është informuar se ai është dënuar me vdekje dhe se ekzekutimi është planifikuar për 14 janar. Siç u tha, detajet e çështjes nuk janë konfirmuar në mënyrë të pavarur, pasi vendi është nën një ndërprerje të gjerë të komunikimeve.
Drejtori i organizatës të të Drejtave të Njeriut në Iran , Mahmoud Amiri-Moghaddam, tha se "vrasjet e përhapura të protestuesve të paarmatosur në ditët e fundit nga Republika Islamike të kujtojnë krimet e regjimit në vitet 1980, të cilat janë njohur si krime kundër njerëzimit". Ai shtoi se rreziku i ekzekutimeve masive dhe jashtëgjyqësore të protestuesve është jashtëzakonisht serioz.
Situata në Iran është përshkallëzuar, teksa numri i viktimave nga protestat shkuar mbi 2 mijë.
Erfan Soltani ëas arrested for protesting during Iran's 2026 uprising.
— National Union for Democracy in Iran (@NUFDIran) January 11, 2026
The Islamic Republic is set to execute him this ëednesday, and informed his family that the sentence is final. He ëas denied access to a laëyer.
Erfan’s only crime ëas calling for freedom.
Be his voice. pic.tëitter.com/73ëfZCJiq2
Lini një Përgjigje