TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 5 Korrik 2023, 07:56

U dënua në Shqipëri për abuzim me një të mitur, 71-vjeçari "nuk harron zakonin"; arrestohet edhe në Britani

Shkruar nga Pamfleti
U dënua në Shqipëri për abuzim me një të mitur,
Robin Arnold

Një pedofil me origjinë britanike i dënuar më parë në Shqipëri për abuzim ndaj fëmijëve të mitur, nuk ka hequr dorë nga monstruozitetet e tij. Robin Arnold u burgos në Shqipëri në vitin 2010 pasi përdhunoi një të mitur 13 vjeç, raporton BBC.

Pasi u kthye në Britani ai filloi të miqësohej me familjet në Carlisle të Anglisë, duke i blerë dhurata fëmijëve, pa e ditur se ai ishte një abuzues.

71-vjeçari, Robin Arnold ishte një nga dy britanikët e arrestuar në vitin 2010 nga një gjykatë në Shqipëri. Ai u dënua me 15 vjet e gjysmë burg për përdhunimin e një djali nën 13 vjeç, i cili thuhet se ishte përfshirë në një jetimore të krishterë.

Ai u lirua nga paraburgimi në mars 2020 dhe mbetet subjekt i një urdhri të pacaktuar për parandalimin e abuzimit seksual. Atij i ndalohet të jetojë ose të qëndrojë në çdo familje ku ka fëmijë.

Kështu muajin e kaluar policia mësoi se Arnold ishte miqësuar me një numër familjesh afrikane në Carlisle. Ai ishte prezantuar dhe i kishte ofruar ndihmë. Numri i tij celular u shpërnda brenda komunitetit.

“Pre” e tij ranë dy nëna, secila me tre fëmijë dhe një baba me dy të mitur. Në disa data të ndryshme në fund të vitit 2022 dhe në fillim të 2023, Arnold kishte dërguar mobilje në shtëpitë e tyre ndërsa të rinjtë ishin të pranishëm.

“Fëmijët njiheshin me të pandehurin. Ai u sillte dhurata. Ata e thërrisnin atë Xha Rob”, tha prokurori Ben Stanley.

Kur u pyet nga policia, 71-vjeçari tha se kishte harruar kërkesën e urdhrit. Ai pranoi katër shkelje dhe, siç dëgjoi gjykata, kishte dënime të tjera në të kaluarën për sulme të pahijshme që datojnë që nga viti 1987 dhe 1994.

Gjykata vendosi të lërë në burg të moshuarin për 20 muaj ndërsa gjykatësi i dha edhe një mesazh.

“Ti i mashtrove qëllimisht. Unë konstatoj se nuk jeni një person i sinqertë dhe i penduar. Ju vazhdoni të kërkoni të fshiheni pas gjysmë të vërtetave dhe gënjeshtrave. Ju ndoshta mashtroni veten po aq sa kërkoni të mashtroni të tjerët.”, i tha ai.

britani shqiperi abuzim seksual

Lini një Përgjigje