Një skandal i rëndë politik ka shpërthyer në Malin e Zi pas publikimit në rrjetet sociale të një videoje me përmbajtje intime, ku përfshihen një zyrtare e lartë shtetërore dhe një këshilltar i presidentit të vendit.
Bëhet fjalë për Mirjana Pajković, drejtoreshë për Promovimin dhe Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut, dhe Dejan Vukšić, ish-drejtor i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, i cili është gjithashtu i martuar. Pas qarkullimit të videos, të dy kanë paraqitur dorëheqjen nga funksionet e tyre, duke shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në radhët e qeverisë.
Dorëheqjet u paraqitën në periudha të ndryshme, pas publikimit të materialeve që dyshohet se shfaqin Pajković në një akt intim me Vukšić.
Në një deklaratë publike, Pajković u bëri thirrje grave të mos heshtin për raste të tilla, duke e akuzuar Vukšić për shantazh me videon, për ekzistencën e së cilës, sipas saj nuk kishte dijeni deri në momentin e publikimit.
Ajo tha se ishte përballur me kërcënime të drejtpërdrejta, duke pretenduar se i ishte thënë se nuk do të kishte më asnjë vend për të jetuar apo për t’u fshehur në Malin e Zi, nga persona pranë presidentit të vendit.
Sipas Pajković, presioni dhe kërcënimet kishin për qëllim ta detyronin të heshtte dhe të pranonte kërkesa që ajo nuk i dëshironte. Ajo e përshkroi situatën si një formë shantazhi nga persona me pushtet institucional.
Të dyja palët i kanë mohuar akuzat dhe kanë depozituar kallëzime penale ndaj njëri-tjetrit. Pajković ka bërë ankesë për shpërndarjen e paautorizuar të materialeve intime dhe për kërcënime të pretenduara, përfshirë thirrje nga një linjë telefonike brenda zyrës së presidentit.
Në një mesazh të regjistruar, një zë paralajmëron se materialet komprometuese do t’i shihte “i gjithë Mali i Zi”.
Nga ana tjetër, Vukšić dha dorëheqjen në fund të dhjetorit, duke përmendur arsye personale dhe duke mohuar çdo përfshirje në publikimin e videos. Ai pretendoi se e kishte parë materialin vetëm pasi ai kishte nisur të qarkullonte në rrjetet sociale.
Vukšić gjithashtu akuzoi Pajković për vjedhjen e telefonit dhe për tentativa shantazhi lidhur me kandidaturën e tij për Gjykatën Kushtetuese.
Autoritetet po hetojnë rrethanat e publikimit të videos. Në Malin e Zi, shpërndarja e materialeve intime pa pëlqim përbën vepër penale të rëndë dhe dënohet me deri në pesë vjet burg.
Nuk e di pse konsumoni kohen me keta sllavet e qelbur pa moral!?