
Udhëheqësja e Rally Kombëtare (RN) Marine le Pen është renditur e para në raundin e parë të zgjedhjeve të parakohshme në Francë.
Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve, Le Pen tha se francezët e kanë vendosur RN përpara dhe "pothuajse kanë fshirë" kampin e Macron.
Ajo gjithashtu bëri thirrje për një shumicë absolute në raundin e dytë të zgjedhjeve, në mënyrë që partia e saj të mund të "riparonte Francën dhe të rivendoste unitetin".
"Asgjë nuk fitohet dhe raundi i dytë është vendimtar. Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që Jordan Bardella të emërohet në tetë ditë kryeministër nga (Presidenti) Emmanuel Macron”, tha Le Pen.

Lini një Përgjigje