
Rusia duket se nuk është armiku i vetëm i Ukrainës aktualisht. Ajo po lufton dhe korrupsionin brenda radhëve të saj. Ditën e sotme kryebashkiaku ukrainas i portit të Odesës në Detin e Zi është arrestuar pasi dyshohet së është i përfshirë në afera korruptive, sipas një deklarate nga prokuroria kundër korrupsionit.
Hennadii Trukhanov ka qenë nën hetim që nga viti 2017 mbi akuzat për korrupsion dhe përvetësim të parave dhe pronës publike, akuza të cilat ai i vazhdimisht i ka mohuar.
Edhe pse në një luftë të përgjakshme me Rusinë, presidenti Volodymyr Zelenskyy ka nisur një përpjekje kundër korrupsionit brenda Ukrainës, nga e cila pritet të ketë shkarkime të shumë zyrtarëve të cilët mund të jenë përfshirë në afera korruptive.
E gjithë kjo nisëm bëhet për shkak se Ukraina shpreson të bashkohet me Bashkimin Evropian në të ardhmen. Ndaj BE i ka kërkuar Kievit që duhet të çrrënjosë korrupsionin nëse dëshiron të bëhet anëtare.
Lini një Përgjigje