
Uragani Melissa ka shkaktuar dëme të mëdha edhe në Haiti. Deri më tani raportohet se janë rregjistruar 25 të vdekur pasi lumi i përmbytur nga uragani Melissa doli nga shtrati.
Kryebashkiaku i qytetit bregdetar jugor të Haitit, Petit-Goâve, tha se 25 persona vdiqën pasi lumi La Digue doli nga shtrati si pasojë e uraganit. Dhjetëra shtëpi u përmbytën, u shembën dhe shtoi se njerëzit janë ende të bllokuar nën rrënoja deri në mëngjesin e sotëm. Ai i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë në shpëtimin e viktimave.
"Jam i tronditur nga situata," shtoi ai.
Uragani Melissa goditi për herë të parë tokën ditën e djeshme në Xhamajkë, dhe ka lënë pas dëme kolosale. Shtëpit të shkatërruara dhe të përmbytura, rrugë të bllokuara nga inertet dhe pemët e rrëzuara në rrugë.
Tani pritet që Uragani Melissa të godasë Kubën, ndërkohë që mijëra njerëz janë evakuuar dhe po presin goditjen. Sipas përditësimit të fundit nga Qendra Kombëtare e Uraganeve, uragani tani është zhvendosur në brigjet e Kubës lindore në Atlantikun jugperëndimor.
Erërat maksimale të qëndrueshme janë ngadalësuar në 160 km/orë. Kur mbërriti në tokë në Xhamajka dje, stuhia goditi me shpejtësi ere prej 190 km/orë, duke e bërë atë një nga ciklonet tropikale më të forta ndonjëherë në pellgun e Atlantikut. Melissa pritet të shkojë në Bahamas më pas.
Lini një Përgjigje