
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka theksuar se shtetet anëtare të Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP) duhet të arrestojnë Vladimir Putin nëse ai shkel në territorin e tyre.
GJNP lëshoi një urdhër arresti për presidentin rus javën e kaluar, duke e akuzuar atë për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina. Të 123 shtetet anëtare tani janë të detyruara ta ndalojnë Putinin dhe ta transferojnë atë në Hagë në Holandë, ku ndodhet gjykata, nëse ai shkel në këto shtete.
I pyetur sot nëse do të inkurajonte aleatët evropianë që të "dorzojnë" liderin rus, Blinken tha se "kushdo që është palë në gjykatë dhe duhet të përmbushë detyrimet e tij"
Vetë SHBA-ja nuk është palë e GJNP-së, por presidenti Joe Biden tha të premten se zoti Putin ka "kryer qartazi krime lufte". Kremlini tha se Rusia i konsideroi pyetjet e ngritura nga GJNP të papranueshme.
Ata shtuan se urdhrat janë "të pavlefshëm" pasi Rusia nuk e njeh GJPN-në dhe nuk ka nënshkruar Statutin e Romës, traktatin që mbështet gjykatën e përhershme botërore për krimet e luftës.