TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota24 Shtator 2025, 08:55

Ushtria amerikane publikon pamjet, si bombat shkatërruan centralet bërthamore të Teheranit

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria amerikane publikon pamjet, si bombat shkatërruan centralet

Tre muaj pas bombardimit të objekteve bërthamore të Iranit, shefi i shtabit të Forcave Ajrore Amerikane, Komandanti David Olvin, ngarkoi një video të testeve të mëparshme, e cila ngjan me mënyrën se si u krye bombardimi i objekteve bërthamore në Fordow, të ashtëquajturin mali bërthamor në Iran.

Videoja tregon bombarduesit strategjikë të padukshëm B-2 Spirit të Forcave Ajrore Amerikane duke u ngritur nga SHBA-ja. Gjashtë avionë u ngritën nga Baza Ajrore Whiteman në Misuri, SHBA.

Pas një udhëtimi prej shumë orësh dhe mijëra kilometrash, ata mbërritën në Iran, ku përdorën bombat e fuqishme GBU-57 MOP për të goditur objektet bërthamore thellë nën tokë. Më në fund ata u ulën të sigurt në tokën amerikane.

Operacioni i 21 qershorit kundër tre objekteve bërthamore të Iranit, Fordow, Natanz dhe Isfahan, u zhvillua në kontekstin e luftës 12-ditore midis Izraelit dhe Iranit.

B-2 hodhën 14 bomba bunkerësh dhe u kthyen në bazat e tyre të sigurta.

Videoja tregon saktësisht një bombë GBU-57 MOP që shpon tokën. Edhe pse ky filmim është nga testet e mëparshme të kryera nga USAF, ai i ngjan mënyrës mbresëlënëse se si ata goditën objektet iraniane.

Kjo është një bombë që mund të mbahet nga bombarduesi B-2 Spirit, me peshë deri në 13,600 kilogramë.

Teorikisht, ajo mund të shpojë 60 metra beton ose 40 metra shkëmb.

Lini një Përgjigje