Bota29 Shkurt 2024, 19:40

Ushtria izraelite vrau 104 civilë në Gaza, Biden diskuton incidentin tragjik me liderët e Egjiptit dhe Katarit

Shkruar nga Pamfleti

Ushtria izraelite vrau 104 civilë në Gaza, Biden diskuton incidentin

Presidenti amerikan, Joe Biden ka diskutuar "incidentin tragjik dhe alarmant" në veri të Gazës me liderët e Egjiptit dhe Katarit.

Kjo vjen pasi ministria e shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi, tha se 104 palestinezë ishin qëlluar për vdekje nga forcat izraelite teksa prisnin dërgimin e ndihmave ushqimore sot.

Të paktën 104 njerëz u vranë dhe 760 të tjerë u plagosën në një incident kaotik ku trupat izraelite hapën zjarr ndaj një turme civilësh palestinezë të uritur të cilët po mblidheshin rreth kamionëve me ndihma ushqimore.

Civilët kishin vërshuar rreth kamionëve të sapoardhur me ndihma duke shpresuar të merrnin ushqim, kur tanket dhe dronët izraelitë filluan të qëllonin mbi njerëzit në rrugën Haroun Al Rasheed në qytetin perëndimor të Gazës, në zonën Sheikh Ajleen.

Një zyrtar izraelit i tha CNN-it se trupat e izraelite përdorën zjarr të drejtpërdrejtë ndaj njerëzve që rrethonin kamionin e ndihmave pasi "turma iu afrua forcave në një mënyrë që përbënte një kërcënim për trupat, të cilët iu përgjigjën kërcënimit me zjarr shqyrtim”.

Nga ana tjetër, ushtria izraelite tha se dhjetëra njerëz u plagosën nga shtytja dhe shkelja që ndodhi ndërsa ata u përpoqën të merrnin ndihmë nga kamionët.

biden