TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota25 Qershor 2026, 14:44

Vala e të nxehtit në Spanjë, mbi 200 vdekje i atribuohen temperaturave ekstreme

Shkruar nga Pamfleti
Vala e të nxehtit në Spanjë, mbi 200 vdekje i atribuohen
Foto ilustruese

Të paktën 212 vdekje të regjistruara nga e diela deri të mërkurën mund të lidhen me valën e të nxehtit që ka përfshirë Spanjën ditët e fundit, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Shëndetësor Carlos III në Madrid.

Përllogaritjet janë bërë përmes sistemit “MoMo” për Monitorimin e Vdekshmërisë, i cili mbledh të dhënat ditore të vdekjeve në Spanjë dhe i krahason ato me nivelin e pritshëm të vdekshmërisë, bazuar në të dhënat historike.

Këtë javë, Spanja kontinentale regjistroi temperaturat mesatare ditore më të larta për muajin qershor që prej të paktën vitit 1950. Të hënën, mesatarja arriti në 28.08 gradë Celsius, ndërsa të martën u rrit në 28.17 gradë Celsius.

Spanja, një nga vendet evropiane më të prekura nga ngrohja globale, është përballur vitet e fundit me valë gjithnjë e më të shpeshta dhe më intensive të të nxehtit.

Lini një Përgjigje