Bota 1 Tetor 2023, 19:03

Vdekja e bosit të ‘Cosa Nostra’, ish-prokurori italian: Mos bëni gabim të mendoni se mafia është zhdukur

Shkruar nga Pamfleti

Vdekja e bosit të ‘Cosa Nostra’, ish-prokurori italian: Mos

Ish-prokurori italian Giuseppe Ayala ka deklaruar se kur nuk ka vrasje mes familjeve mafioze, ka ekuilibër mes tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, ai shtoi se pas më shumë se 30 vitesh tashmë situata mes klaneve mafioze është më e stabilizuar.

Nuk duhet të mendojmë që mafia është mposhtur. Mafia i është rikthyer strategjisë tradicionale të mos shfaqurit, por ekziston ende. Nuk është në ditët e saj më të fuqishme, por nuk është mposhtur. Kërcënimi vazhdon dhe ekziston”, u shpreh Ayla.

Largimi i Matteo Messina Denaro nga skena mafioze pas vdekjes se tij shihet si një epoke e re për ecurinë e organizatës Cosa Nostra. Vdekja e tij shoqërohet me komente pozitive edhe nga vetë mafiozët, përfshirë ata nga Trapani, por edhe nga politikanë dhe sipërmarrës të bashkëpunëtorëve, të cilët vitet e fundit janë hetuar nga policia, të monitoruar në çdo lëvizje të tyre me veprime gjyqësore që kanë çuar në burg – për fajin e tij – qindra personave të cilëve iu konfiskuan pasuri në vlerë prej qindra milionë eurosh.

mafia italiane prokurori