Bota 2 Mars 2024, 14:55

Vëmendja është te Ukraina, por Kina po i afrohet gjithnjë e më shumë brigjeve të Tajvanit

Shkruar nga Lorenzo Lamperti
Vëmendja është te Ukraina, por Kina po i afrohet gjithnjë e
Përplasja pëe Taivanin /

Për Xi Jinping, synimi është “ribashkimi” me Tajvanin

2300 metra. Kaq është distanca e shkurtër që ndan Kinmen nga brigjet e Fujian dhe Xiamen. Kinmen është një mini arkipelag i administruar nga Tajvani. Ndërkohë Fujian dhe Xiamen, janë përkatësisht një provincë dhe një qytet i Kinës. Këtu nuk ka asgjë për të ndarë të dyja palët.

Këtu ngushtica e Tajvanit është një koncept abstrakt. Jemi në manifestimin fizik të asaj që ka mbetur nga Republika e Kinës, emri zyrtar me të cilin Tajvani është de fakto i pavarur, një trashëgimi e luftës civile kineze. Një koncept që në Kinmen nuk është thjesht abstrakt.

Gati në çdo shesh, këtu bien në sy statujat e Chiang Kai-shek, një pjesë e të cilave u hoqën nga ishulli pas (ri)zbulimit të mizorive gjatë kohës së ligjit ushtarak, ashtu si parullat e nacionalistëve që ëndërronin të ripushtonin “kontinentin”. Kinmen ishte vendi nga ku parashikohej të niste sulmi ushtarak kundër rivalëve të Partisë Komuniste.

Por ky i fundit mbeti një iluzion për Chiang-un. Më vonë u la mënjanë dhe u harrua tërësisht në hapat e parë të procesit të demokratizimit të Tajvanit. Nga një avantpost për një ripushtim të vendit nga nacionalistët, Kinmen është bërë gjithnjë e më shumë pjesë e territorit në vijën

e parë, përballë ambicieve të ribashkimit me ishullin e Republikës Popullore të Kinës.

Nga pika të ndryshme të arkipelagut, mund të shihen rrokaqiejt e Xiamen që dallohen në horizont. Prej disa ditësh edhe anijet e rojes bregdetare të Pekinit, po shihen gjithnjë e më shpesh në horizont. Kjo është pjesë e re e normalitetit të ri përreth Tajvanit, në të cilën Kina kontinentale po e ngushton vazhdimisht hapësirën e Taipeit për manovra ushtarake dhe diplomatike.

Sipas Administratës së Rojes Bregdetare të Tajvanit, rreth Kinmen ka “ujëra të ndaluar” që shtrihen 4-6 kilometra nga brigjet e dy ishujve kryesorë të arkipelagut. Një lloj ekuivalenti me ujërat territoriale, të cilat zakonisht shtrihen për 12 milje detare nga brigjet e çdo vendi. Sipas protokolleve ekzistuese, Roja Bregdetare është e autorizuar të kontrollojë dhe sekuestrojë anijet që operojnë brenda hapësirës së rrethuar, pasi të jetë paralajmëruar dy herë për t’u larguar nga zona. Kjo gjë ka ndodhur tashmë disa herë në vitet e fundit për anijet kineze të peshkimit.

Por të mërkurën e 14 shkurtit, ndodhi diçka e re. Një anije kineze nuk u largua dhe refuzoi të ndalonte kur roja bregdetare e Tajvanit kërkoi ta inspektonte. Kështu nisi një ndjekje në fund të së cilës, me një dinamikë që nuk është e qartë, anija kineze u përmbyt.

Dy nga katër peshkatarët në bord vdiqën, të tjerët u arrestuan dhe u dërguan në Kinmen. Pas disa ditë negociatash dhe vizitës së një delegacioni nga Fujian, ata u lanë të lirë dhe njëri prej tyre pretendoi se aksidenti ishte shkaktuar nga “goditja e përsëritur” nga anija tajvaneze. Menjëherë pas asaj ngjarjeje, ndodhi shkëmbimi i parë i akuzave. Pekini tha se Tajvani i ka trajtuar prej kohësh peshkatarët kinezë në mënyrë “të vrazhdë dhe të rrezikshme”, dhe kjo ishte edhe arsyeja kryesore për incidentin “e pahijshëm”. Nga ana e tij, Taipei akuzoi anijet kineze për gërmimin e rërës në mënyrë të përsëritur dhe të paligjshme dhe hedhjen e mbeturinave në ujërat territorialë të Tajvanit.

Disa ditë më vonë, autoritetet e Pekinit pretenduan se nuk ka asnjë pjesë të ndaluar për lundrim në atë zonë, dhe se anijet kineze kanë të drejtë të lëvizin lirshëm nëpër Kinmen. Nga ana tjetër, Kina kontinentale nuk e ka njohur asnjëherë kufirin detar të treguar nga autoritetet tajvaneze, duke qenë se e konsideron Tajvanin pjesë të territorit të saj.

Megjithatë deri në incidentin e 14 shkurtit, ky “kufi” ishte respektuar thuajse gjithmonë. Që nga ajo ditë, kjo nuk ndodh më. Madje ditët e fundit, anijet e rojes bregdetare kineze janë zhvendosur disa herë pranë atyre ujërave për të patrulluar, dhe të paktën në një rast kanë inspektuar një anije që transportonte turistë tajvanezë në bord.

Vëmendja është te Ukraina, por Kina po i afrohet gjithnjë e

Kjo mënyrë veprimi të kujton atë të përdorur tashmë në lidhje me “vijën e mesme”, një kufi në ngushticën e Tajvanit që është jozyrtar dhe i pa njohur, por i respektuar gjerësisht deri në gushtin e vitit 2022. Pas vizitës së Nancy Pelosi në Taipei, autoritetet e Pekinit nënvizuan mos-ekzistencën e ndonjë “vije mesatare”, dhe që atëherë manovrat e avionëve dhe anijeve në Ngushticë kanë shkuar përtej saj thuajse çdo ditë.

Më herët diçka e ngjashme ka ndodhur edhe në ishujt Senkaku/Diaoyu në Detin e Kinës Lindore, të cilat pretendohen si nga Kina po ashtu edhe Japonia. Në vitin 2012, pasi Tokio bleu një nga këta ishuj, Pekini reagoi ndaj protestave të ultra-nacionaliste që shpërthyen në qytetet kineze kundër selive diplomatike dhe tregtare japoneze, duke nisur manovra detare rreth arkipelagut për të përsëritur pretendimet e tij për sovranitet.

Manovra që më vonë u rregulluan përmes një marrëveshjeje. Tajvani druhet se e njëjta gjë mund të ndodhë me Kinmen. Taipei po përpiqet që të ulë tensionet. Ministria tajvaneze e Mbrojtjes tha se do t’ia lërë menaxhimin e manovrave të rojes bregdetare kineze, rojes bregdetare tajvaneze, pa e përfshirë ushtrinë.

Ajo shtoi se prania e anijeve të rojes bregdetare kineze në “ujërat e ndaluara” rreth Kinmen-it nuk do të konsiderohet një kërcënim nëse ato nuk i afrohen forcave tokësore ushtarake tajvaneze të dislokuara në arkipelag. Dikur mendohej se Pekini mund të rrezikonte të vepronte në Kinmen ose në Matsu, një arkipelag tjetër i administruar nga Taipei i cili ndodhet disa kilometra larg brigjeve të Fujian.

Territoret që kufizohen vërtet me brigjet kontinentale, janë praktikisht të pambrojtshme

nga Tajvani, që ka një prani ushtarake në dy arkipelagët, por me një numër trupash dhe mjetesh shumë më vogël se dikur, kur Kinmen dhe Matsu ishin dy avantpostat ushtarake e Chiang-kai Shek.

Megjithatë për Xi Jinping, synimi është “ribashkimi” me Tajvanin. Kinmen dhe Matsu nuk kanë objektiva strategjikë në vetvete. Përkundrazi. Nga pikëpamja ushtarake, veprimi në ishujt më të vegjël mund të fshijë plotësisht çdo mundësi të “ribashkimit paqësor” dhe t'i japë Taipeit, dhe ndoshta Uashingtonit dhe Tokios, kohë për të shtërnguar radhët.

Për më tepër, nga pikëpamja politike, Kinmen dhe Matsu janë dy kanale të rëndësishme komunikimi midis dy palëve, duke pasur parasysh se administratat lokale qeverisen gjithmonë nga partia më mendje-hapur, Kuomintang (KMT). Së fundi, ekziston edhe një aspekt më delikat.

Heqja e Kinmen dhe Matsu nga menaxhimi i Taipeit, mund ta privojë Partinë Progresive Demokratike (DPP) në pushtet nga arsyeja për të mos shpallur pavarësinë formale të Tajvanit dhe për ta braktisur kornizën e Republikës së Kinës, pjesërisht e justifikuar nga ruajtja e territoreve që pak duhet të bëjnë me ishullin e Tajvanit dhe shumë me Kinën kontinentale.

Në çdo rast, kjo periudhë është shumë delikate, duke qenë se inaugurimi i presidentit të zgjedhur Lai Ching-te, fitues i zgjedhjeve presidenciale të 13 janarit dhe i konsideruar si “separatist” nga Pekini, është planifikuar të ndodhë në maj.

Kina po pret të dëgjojë fjalimin e saj të parë si lider në detyrë, ndoshta edhe për të kalibruar reagimet e saj, megjithëse është e vetëdijshme se peizazhi politik i Tajvanit është shumë më i fragmentuar sesa mund të duket në pamje të parë, duke pasur parasysh se DPP i humbi zgjedhjet legjislative dhe kreu i ri i parlamentit me një dhomë është Han Kuo-yu i KMT.

Kjo rrethanë që i jep Pekinit disa mundësi, që të përpiqet të përdorë këtë skenar të fragmentuar në frontin e brendshëm. Por duhen marrë në konsideratë edhe fërkimet me Shtetet e Bashkuara. Në mes të shkurtit, afër incidentit në Kinmen, Mike Gallagher drejtoi një delegacion ligjvënësish dypartiakë në Taipei.

Ai drejton komitetin special të Kongresit për Partinë Komuniste Kineze, dhe gjatë vizitës së tij premtoi se do të punojë për të lehtësuar dhe përshpejtuar dërgimin e armëve në Tajvan, ku ka jo pak shqetësim mbi efektet që ka beteja politike në Uashington mbi fondet për ndihmat për Ukrainën dhe vetë Taipein./Përshtati Pamfleti nga “Linkiesta”

kina taivani përplasja