Bota 2 Mars 2024, 14:44

Analistja amerikane paralajmëron: Moska e Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë e Bosnje

Shkruar nga Pamfleti

Analistja amerikane paralajmëron: Moska e Beogradi po përgatisin

Analistja amerikane, Ivana Stradner, ka paralajmëruar se do të ketë sërish tensione në Ballkan.

Ajo ka publikuar disa foto, e cila thotë se janë analiza të një organizate pro-ruse “Rybar” që merret me analiza ushtarake.

Aty Stradner tregon se janë shënuar lëvizjet e inteligjencës amerikane në Serbi në ditët e fundit. Sipas saj, ato parashikojnë “një eskalim të ri në Ballkan”.

Stradner thotë se kjo nënkupton që Moska dhe Beogradi janë duke përgatitur një “kaos së shpejti në Kosovë dhe Bosnje”.

“Rybar, një kanal analizash ushtarake pro-Kremlinit në Telegram, ka publikuar aktivitetet e inteligjencës amerikane në Serbi gjatë ditëve të fundit. Ato parashikojnë një përshkallëzim të ri në Ballkan. Epo… do të thotë se Moska dhe Beogradi po përgatisin sërish kaos në Kosovë dhe Bosnjë së shpejti”, shkruan analistja.