
Pas gati dy vitesh luftime në Ukrainë, ka shenja se aftësitë e Forcave të Armatosura në terren po dobësohen. Kjo nuk po ndikon vetëm në “operacionin special”, siç e quan Rusia luftën në Ukrainë, por edhe në besimin e publikut rus te ushtria.
Kështu, ndërsa në muajt e parë të operacioneve 80% e qytetarëve kishin shprehur besimin e tyre tek Forcat e Armatosura, verën e kaluar përqindja ra.
Tre nga katër rusë (75%) tani i besojnë ushtrisë, njësoj si në vitin 2014, kur Krimea u aneksua.
E ndërsa Forcat e Armatosura po humbasin terren, besimi i rusëve, sipas kompanisë amerikane të sondazheve Gallup, po fitohet në polici, institucionet financiare dhe sistemin gjyqësor.

Rrënja e besimit në rënie të rusëve në ushtri mund të qëndrojë tek ata që vënë në dyshim lidershipin politik. Kështu, siç shihet edhe nga “lakoret” në grafikun e mëposhtëm, edhe pse nga viti 2006 deri në vitin 2018 përqindjet e besimit tek ushtarakët nga qytetarët që miratonin apo jo lidershipin politik kanë luhatur në mënyrë të barabartë, vitet e fundit kjo pamje ka ndryshuar.

Lini një Përgjigje