TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota16 Gusht 2025, 01:02

Vishet me mister takimi në Alaskë/ Trump-Putin arrijnë 'pazarin' për Ukrainën mes pikëpyetjeve të shumta!

Shkruar nga Pamfleti

Vishet me mister takimi në Alaskë/ Trump-Putin arrijnë

Putin i lumtur pas takimit, Trump i pezmatuar...

Vishet me mister Samiti i Alaskës.

Presidentët e SHBA dhe Rusisë kanë gjetur gjuhën e përbashkët për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, edhe pse ka shumë pikëpyetje mbi atë që kanë arritur.

Pas takimit, dy liderët dolën në një konferencë të përbashkët për mediat, ku pranuan se kanë arritur një marrëveshje, por pa dhënë detaje.

Vladimir Putin ishte ai që hapi konferencën për shtyp dhe tha se negociatat u “zhvilluan në një atmosferë konstruktive respekti të ndërsjellë”.

"Ne patëm negociata shumë të hollësishme që ishin mjaft të dobishme", tha ai.

Më tej ai pranoi se palët arritën në një marrëveshje, por pa u dhënë detaje gazetarëve se për çfarë bëhet fjalë.

Ai tha se Rusia është “sinqerisht e interesuar” për t’i dhënë fund konfliktit, por që ai të jetë “i qëndrueshëm”, duhet të eliminojë “shkaqet kryesore të konfliktit” dhe të adresojë “konfliktin legjitim” të Rusisë.

"Pajtohem me Presidentin Trump, siç e tha ai sot, se natyrisht, siguria e Ukrainës duhet të garantohet gjithashtu. Natyrisht, ne jemi të përgatitur të punojmë për këtë", vijoi ai.

"Do të doja të shpresoja që marrëveshja që kemi arritur së bashku do të na ndihmojë ta afrojmë këtë qëllim dhe do të hapë rrugën drejt paqes në Ukrainë", tha Putin.

Presidenti rus gjithashtu i kritikoi ashpër udhëheqësit evropianë, duke thënë se shpreson që ata të mos "shkatërrojnë progresin e sapolindur".

Por më pak entuziast ishte Donald Trump. Presidenti i SHBA tha se kanë rënë dakord për shumicën e çështjeve. Sipas tij, kanë mbetur vetëm disa pjesë të vogla për negocim. Ai nuk dha detaje nga pakti, por tha se do të telefonojë Zelenskyn dhe liderët e BE për t'i informuar.

Kishte shumë, shumë pika për të cilat ramë dakord. Do të thoja disa të mëdha, por nuk kemi arritur ende atje, kemi bërë disa përparime. Do të filloj të bëj disa telefonata dhe do t'u tregoj atyre çfarë ka ndodhur. Patëm një takim jashtëzakonisht produktiv dhe u ra dakord për shumë pika, kanë mbetur shumë pak. Disa nuk janë aq të rëndësishme, njëra është ndoshta më e rëndësishmja, por kemi një shans shumë të mirë për të arritur atje”, tha ai, ku ra në sy fakti se nuk përmendi armëpushimin.

Fakti që lideri rus ishte shumë i lumtur, ndërsa Trump jo dhe aq, dëshmon se në fund do e pësojë Ukraina.

Lini një Përgjigje