Bota27 Nëntor 2023, 09:12

Vizita në Londër, Kyriakos Mitsotakis kërkesë Sunak: Na ktheni mermerët e vjedhur që keni në Muzeun Britanik

Shkruar nga Pamfleti
Vizita në Londër, Kyriakos Mitsotakis kërkesë Sunak: Na
Kyriakos Mitsotakis

Në kuadrin e një vizite zyrtare treditore në Londër kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis nuk ka ngurruar në një intervistë për BBC t’i referohej  çështjes së rikthimit të skulpturave të  mermerit, dikur pjesë e Partenonit grek, të ekspozuara për gati një shekull në Muzeun Britanik.

“Skulpturat janë të Greqisë dhe janë vjedhur, është çështje e ribashkimit të tyre me pjesën tjetër  të relieveve të  moçme dhe statujave 2500 vjeçare, që prezantojnë skena nga mitologjia greke”-  ka deklaruar ai .

“Mendoj se përgjigja është shumë e qartë. Ata duken më mirë në Muzeun e Akropolit, një muze modern i ndërtuar për këtë qëllim. Dhe përsëri, kjo nuk është një çështje e kthimit të artefakteve, pronësinë e të cilave ne e vëmë në dyshim. Ne mendojmë se këto skulptura i përkasin Greqisë dhe se në thelb janë vjedhur.“- u shpreh Mitsotakis.

Pala britanike vazhdon të këmbëngulë se koleksioni i skulpturave të Partenonit  u bë pjesë e Muzeut Britanik në mënyrë të ligjshme pasi u ble nga ish-ambasadori britanik në Perandorinë Osmane në fillim të shekullit të 19, i cili i mori lejen ligjore që këto pjesë mermerësh ,statujash apo copa të gdhendura të tempullit, ti çonte në Londër.

“Sikur t’ju thosha se do ta prisnit Mona Lizën përgjysmë dhe gjysmën do ta kishit në Luvër dhe gjysmën në Muzeun Britanik. A mendoni se shikuesit tuaj do ta vlerësonin bukurinë e pikturës në një mënyrë të tillë? Epo, kjo është pikërisht ajo që ndodhi me Skulpturat e Partenonit, dhe kjo është arsyeja pse ne vazhdojmë të lobojmë për një marrëveshje që në thelb do të ishte një partneritet midis Greqisë dhe Muzeut Britanik, por që do të na lejonte t’i kthenim skulpturat në Greqi dhe njerëzit ti vlerësonin ato tani në mjedisin e tyre origjinal.”

Mitsotakis që do të ketë kontakte dhe takime me biznesmenë ,homogjenë grekë ,por edhe me kryeministrin Risi Sunak dhe liderin e opozitës Kir Stamer , i është referuar në intervistën e tij edhe përpjekjeve të Greqisë për të kontrolluar emigracionin e paligjshëm duke e quajtur politikën e Athinës  të ashpër ,por të drejtë.

I pyetur për tragjedinë e madhe të anijes me mbi 600 emigrantë që u mbytën pranë birgjeve greke në qershorin e kaluar , ai ka theksuar se ngjarja po hetohet nga drejtësia , ndërsa ka përmendur përpjekjet e Marinës Detare për të shpëtuar jetë njerëzish, si edhe bashkëpunimin me Turqinë në përballimin e qarqeve të trafikimit të qënieve njerëzore.

kyriakos mitsotakis londër