TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota22 Shkurt 2026, 17:10

Vrasja e 20-vjeçarit në rezidencën e Trump, reagon Shtëpia e Bardhë: Shërbimi Sekret veproi shpejt

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 20-vjeçarit në rezidencën e Trump, reagon Shtëpia

Shtëpia e Bardhë ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur në orët e para të mëngjesit, ku një i ri 20-vjeçar u qëllua për vdekje pasi hyri në perimetrin e sigurisë së rezidencës Mar-a-Lago të presidentit Donald Trump në Palm Beach.

Në një deklaratë për mediat, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, tha se Shërbimi Sekret veproi “shpejt dhe me vendosmëri” për të neutralizuar personin, i cili ishte i armatosur dhe mbante me vete një armë gjahu dhe një bidon karburanti.

“Në mes të natës, ndërsa shumica e amerikanëve flinin, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara veproi shpejt dhe me vendosmëri për të neutralizuar një person të çmendur, të armatosur me një armë dhe një bombolë gazi, i cili hyri me forcë në shtëpinë e Presidentit Trump”, tha Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas autoriteteve lokale, i riu arriti të futej me automjet në portën veriore të rezidencës, duke shfrytëzuar momentin kur një mjet tjetër po dilte nga zona e siguruar. Pasi u përball me oficerët në terren, dyshohet se ai refuzoi urdhrat për t’u dorëzuar.

Sherifi i Qarkut Palm Beach ka bërë me dije se oficerët i kërkuan atij të hidhte sendet që mbante me vete. Fillimisht ai uli bombolën e gazit, por më pas drejtoi armën drejt tyre, çka çoi në përdorimin e armëve nga ana e oficerëve.

Hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave trupore për të përcaktuar saktësisht se si u zhvilluan sekondat e fundit të përplasjes.

Identiteti i viktimës nuk është bërë publik menjëherë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur motivin e aktit. 

1 Komente

  1. S
    Sotiraq

    Për moshën gjyna por mirë ja bënë kështu veproi edhe partia socialiste më21 janar

    Lini një Përgjigje