
Imzot Dom Gjergj Meta duke marrë shkas nga vrasja e ndodhur ditën e djeshme në rrëshen ku mbeti i vrarë Martin Bardhi dhe u plagosën tre të tjerë, ka bërë një thirrje për të gjithë qytetarët e Rrëshenit.
Me anë të një reagim në rrjete sociale ai bëri thirrje që paqja dhe e mira të sundojnë mes banorëve, teksa shtoi se ngjarje të tilla në një qytet të vogël si ai i Rrëshenit, shënjojnë jetën e çdo njeriu dhe japin një ndikim negativ.
"Dje në Rrëshen ndodhi një ngjarje shumë e rëndë që shkaktoi vdekjen e një personi, plagosjen e tre të tjerëve dhe solli tronditje të madhe tek të gjithë ne. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre e shërim sa më shpejtë të plagosurve! Në një qytet të vogël si i yni, ngjarje të tilla e shenjojnë thellësisht jetën e çdo njeriu, por kanë ndikim negativ dhe sjellin zymti në të gjithë vendin. Ju ftojmë të gjithëve sot, në meshën e orës 17:00, gjatë së cilës do të kremtojmë edhe përkujtimin e Shën Vinçenc de Paolit, që të lutemi për qytetin tonë, në mënyrë që në zemrat e secilit të sundojë paqja dhe e mira. Na jep o Hyj paqen dhe dashurinë tënde", shkruan ai.
Lini një Përgjigje