Bota20 Qershor 2024, 13:36

“Vrite, vrite Serbin”/ Vulin mesazh popullit pas ndeshjes: Dëgjojini mirë para se të shkoni me pushime në Shqipëri dhe Kroaci

Shkruar nga Pamfleti
“Vrite, vrite Serbin”/ Vulin mesazh popullit pas ndeshjes:
Aleksandër Vulin

Beogradi vijon të “vlojë” edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ndeshja e mesditës së djeshme midis Kroacisë dhe Shqipërisë. “Vëllazëria” midis dy tifozerive nga Ballkani në stadiumin Volksparkstadion ua ka prishur gjumin serbëve, të cilët akuzojnë se shqiptarët dhe kroatët kanë brohoritur thirrjen “vrite, vrite serbin” në tribuna.

Pas ankesës zyrtare të dërguar në UEFA nga Sekretari i Përgjithshëm i FSS-së, Jovan Šurbatovic ku i kërkohet qeverisë europiane të futbollit dënimi më i ashpër i mundshëm i dy vendeve, për sjelljen e dy tifozerive ka reaguar edhe zv/kryeministri serb Aleksandër Vulin.

Ai i ka kërkuar popullit serb që t’i dëgjojë mirë vargjet që kanë thirrur shqiptarët dhe kroatët përpara se t’i drejtohen bregdetit të këtyre vendeve për të kaluar pushimet e verës.

“Vëllezërit shqiptarë dhe kroatë kënduan: “Vrite, vrite Serbin”. Dhe kënga nuk ishte gjuhë urrejtje as për UEFA-n. Nuk e di pse është i habitur publiku serb?! “Vrite, vrite serbin” nuk është këngë, është manifestim për serbët tashmë të vrarë dhe shpresa se do të vriten më shumë serbë. Të gjithë serbët që duan të kalojnë verën në Shqipëri apo Kroaci, duhet të dëgjojnë edhe një herë se çfarë po u thonë. “Vrite, vrite serbin”. Dhe nëse nuk u mjafton kjo, shijojeni detin, derisa t’ju gjejnë”, tha Vulin në reagimin e tij.

Ndërkohë, Federata Serbe ka kërcënuar edhe me braktisjen e kampionatit Europian nga kombëtarja e tyre, nëse UEFA nuk dënon për kroatët dhe shqiptarët për sjelljen që e cilësojnë të turpshme dhe histeri antiserbe.

aleksandër vulin “vrite vrite serbin