TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2025, 22:58

Vuçiç ironizon Samitin e Bledit ku mori pjesë Rama: Si të krahasosh Premier League me ligën e Beogradit

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç ironizon Samitin e Bledit ku mori pjesë Rama: Si

Nga Pekini, ku mori pjesë në paradën ushtarake për 80-vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka ironizuar Samitin Strategjik të Bledit në Slloveni, ku ishte i pranishëm edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Në samit, kryeministri kroat Andrej Plenkoviç deklaroi se Serbia është duke shkuar drejt luftës civile, por Vuçiç reagoi duke e akuzuar atë për dëmtim të imazhit të Beogradit. Kreu i shtetit serb shkoi edhe më tej duke fyer samitin dhe pjesëmarrësit, duke e krahasuar me takimet që ai zhvilloi në Pekin me Vladimir Putin, Xi Jinping dhe Robert Fico.

“Unë nuk shkova në Bled. Macut u ftua, me zgjuarsi dhe me të drejtë nuk shkoi. Ata ftuan bllokuesit në Bled, le të flasin me ta. Krahasoni marrëdhënien dhe bisedën me Plenkoviçin e nuk e di se kë tjetër me takimet me Xi, Putin, Fico... Është si të krahasoni Premier League dhe ligën e Beogradit”, tha Vuçiç me ironi.

Presidenti serb shtoi më tej se nëse Putin do të thoshte diçka negative, do të ishte lajmi kryesor në Europë, ndërsa ai nuk merrej me “budallallëqe”, por vetëm me interesat e Serbisë.

Lini një Përgjigje