TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota 3 Shtator 2025, 17:02

Vuçiç paralajmëron blerje armësh nga Kina dhe "thumbon" aleancën ushtarake Shqipëri-Kosovë-Kroaci

Shkruar nga Pamfleti

Vuçiç paralajmëron blerje armësh nga Kina dhe

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, mori pjesë sot në paradën ushtarake në Pekin. Vuçiç e shfrytëzoi këtë vizitë për të parë se çfarë do të ishte me interes për t’u blerë për nevojat e ushtrisë serbe.

Këtë lëvzje për blerjen e armatimeve, Vuçiç ia faturoi aleancës së pak muajve më parë mes Kosovës-Shqipërisë dhe Kroacisë. Kujtojmë se Kosova, Shqipëria dhe Kroacia, nënshkruan më 18 mars një deklaratë në Tiranë, përmes së cilës vendet angazhohen që të forcojnë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Nuk është rastësi që Prishtina, Zagrebi dhe Tirana formuan një aleancë ushtarake. Dhe, ata nuk e bënë atë për shkak të Austrisë, Hungarisë apo Sllovenisë, por për shkak të Serbisë. Ata e bënë kundër Serbisë”, tha Vuçiç për gazetarët në Pekin.

Ai theksoi se Serbia nuk do të prekë askënd, por se po e forcon ushtrinë e saj për të ruajtur integritetin territorial. Duke folur për paradën ushtarake të ushtrisë kineze dhe blerjen e mundshme të armatimeve nga ajo, Vuçiç tha se Serbia nuk është e interesuar për raketat balistike dhe hipersonike kineze, por se Kina ka avionë shumëfunksionalë të nivelit të lartë dhe helikopterë modernë.

Lideri serb u tha gazetarëve në Pekin se pati takime me përfaqësues të 11 kompanive, me të cilët bisedoi edhe për prezantimin dhe përdorimin e makinave fluturuese në Serbi.

Lini një Përgjigje