
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç iu drejtua sot qytetarëve për të shpjeguar se çfarë ndodhi gjatë takimit në Ohër me Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Edhe pse në fillim të fjalës së tij presidenti serb tha se do të lexonte ‘pikë për pikë’ Aneksin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe do të shpjegonte gjithçka në detaje, i kushtoi më shumë kohë temave të tjera, duke e anashkaluar në një farë mënyre takimin e Ohrit.
Dukej sheshit që shqetësimi kryesor i presidentit Vuçiç ishte urdhër arresti i Gjykatës Ndërkombëtare për Vladimir Putin.
Duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari lidhur me këtë çështje presidenti deklaroi: “Në vitin 2001, më duket, Serbia nënshkroi Statutin e Romës dhe u bë një nga 123 shtetet, nëse nuk gaboj, që pranojnë fushëveprimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale.
Unë nuk do të kritikoja, paçka se ndonjëherë vendimet e kësaj gjykate më duken absurde, tha Vuçiç duke bërë ironi me një anektodë serbe me një bretkosë dhe këpucët e kalit.
Presidenti tha se pavarësit të gjithave ne sot kemi detyrime kundrejt kësaj Gjykate, por ‘meqenëse të gjithë po bëjnë komente rreth vendimit po e jap edhe unë mendimin tim’.
“Mendoj se është një vendim që do të ketë pasoja të rënda politike, pasoja të këqija për jetët e njerëzve dhe që tregon se ka një hezitim për të diskutuar rreth paqes, për të diskutuar për një armëpushim, për shpëtuar njerëzore”, tha Vuçiç.
"Shumë mirë, e keni akuzuar për krime të rënda lufte, por me kë do të flisni tani?, me kë do ta diskutoni paqen? Apo ndoshta nuk doni ta diskutoni? Apo ndoshta nuk doni paqe? Ndofta jeni duke pritur humbjen eVladimir Putinit? Por, sa kohë duhet të presim? Edhe sa vite”, pyeti retorikisht presidenti i Serbisë.
Vuçiç tha se ‘Perëndimi e konsideron Vladimir Putinin të njëjtë me Sllobodan Millosheviç.
Por a mundet që ju të krahasoni presidentin e një vendi të vogël me presidentin e një superfuqije botërore’, theksoi Vuçiç duke shtuar se nuk është aspak i bindur se vendimi i Gjykatës së Hagës për Putinin, nuk është një vendi i mirë llogaritur.../Pamfleti