
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka uruar Edi Ramën për qeverinë e re dhe riemërimin si kryeministër i Shqipërisë.
Me anë të një postimi në rrjetin social “X”, Zelensky shtoi se mzei pret që vazhdoi dialogun me Ramën për të rritur sigurinë dhe qëndrueshmërinë në Europë. Teksa i uroi Ramës suksese në zbatimin e planeve të tij për Shqipërinë, shtoi se shpreson që në të ardhmen të dy vendet të jenë pjesë e BE-së!
Congratulations to @ediramaal on his reappointment as Prime Minister of Albania. I look forward to continuing our great dialogue and working together to achieve lasting peace and security for all of Europe. I wish Prime Minister Rama every success in carrying out his ambitious…
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) September 18, 2025
“Urime Edi Rama për riemërimin si Kryeministër i Shqipërisë. Pres me padurim të vazhdojmë dialogun tonë të shkëlqyer dhe të punojmë së bashku për të arritur paqe dhe siguri të qëndrueshme për të gjithë Evropën. I uroj Kryeministrit Rama çdo sukses në zbatimin e planeve të tij ambicioze për Shqipërinë, përfshirë edhe në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE. Së bashku, ne do të përparojmë vlerat tona të përbashkëta dhe një të ardhme të sigurt dhe të begatë për kombet tona në Evropë, e cila është e fortë dhe e bashkuar”, tha ai.
Lini një Përgjigje