TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota18 Shtator 2025, 15:40

“Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër”, çfarë dëshmoi Paul Williams në Hagë

Shkruar nga Pamfleti

“Thaçi nuk ishte fshatar, u arsimua në Zvicër”,

Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit të Kosovës në Rambuje, ka përfunduar dëshminë e tij në mbrojtje të Hashim Thaçit në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Sipas Wlliams, Thaçi kishte mbledhur nënshkrimet e komandantëve të zonës dhe se masakra e Reçakut ishte një cenim i rëndë i të drejtës ndërkombëtare humane.

“Ai ishte larguar nga Kosova dhe po përpiqem të zgjedh fjalët me kujdes kur përshkruaj, nuk ishte fshatar, nuk ishte nga zonat e thella rurale apo malore, kishte studiuar në Zvicër, dinte se si të sillej me bashkësinë ndërkombëtare”, u shpreh ai.

Williams pranoi se nuk njihte Adem Jasharin dhe shtoi se kishte dëgjuar për hezitimin e Bujar Bukoshit për të financuar UÇK-në.

Ai mohoi të kishte njohuri për shpërdorim të fondeve të diasporës nga qeveria e Bukoshit.

Lini një Përgjigje