
Kreu i SYRIZA-s, Aleksis Tsipras ka votuar në qendrën e votimit në Kipseli.
Tsipras tha se sot është dita e ndryshimit për Greqinë.
“Sot është ditë shprese” e nisi mesazhin e tij Tsipras para mediave.
“Qytetarët kanë në dorë mundësinë për të zbatuar kërkesën e mazhorancës për ndryshimin e kursit të vendit. Për të lënë pas katër vite të vështira, të vështira pabarazish, padrejtësie, fitime të ndyra, pasiguri në punë, ankande, indinjitet për pensionistët, shënjestrim për të rinjtë. Të lëmë pas një qeveri arrogante që nuk ndjen nevojat e të shumtëve dhe t’i hapim rrugë një qeverie bashkëpunimi progresiv në një program drejtësie sociale. Për të pasur shpresë për një të nesërme më të mirë. Një qeveri e cila do të ketë fytyra të reja, por mbi të gjitha një etos dhe stil të ri qeverisjeje”, tha ai.
Ndërkohë pesë persona kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi u kapën duke blerë vota në fshatin Sovadhes të Kardhicës në Greqinë kontinentale.
Sipas burimeve policore, pesë të arrestuarit janë romë. Policia sqaron se ata u kapën në flagrancë me 197 karta identiteti, 114 zarfe me fletën e votimit për një kandidat të caktuar.
Në çantën e tyre u gjet shuma prej 6060 euro. Të arrestuarit do të dërgohen në gjykatën e Kardhicës për masë sigurie.
Lini një Përgjigje