TAGS-AT E JAVËS

Rajoni dhe Bota11 Qershor 2023, 21:22

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Mal të Zi, partia e Milatoviç kryeson me rezultat të ngushtë

Shkruar nga Pamfleti

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Mal të Zi, partia e

Procesi i numërimit të votave po ecën me ritme të shpejta në Mal të Zi, pasi janë numëruar mbi 78 për qind të votave sipas raportimeve nga mediat vendase.

Në kryesim me një avatazh të lehtë është partia lëvizja “Evropa Tani” e Jakov Milatoviç e cila ka 25.7 për qind të votave, sipas të dhënave paraprake të Qendrës për Monitorim dhe Kërkim.

I dyti vjen koalicioni "Së bashku" i udhëhequr nga parti e ish-presidentit Gjukanoviç (DPS-SD-LP-DUA) e cila ka fituar 23.5 për qind. Forcë e tretë renditet koalicioni  "Për të ardhmen e Malit të Zi" (NSD-DNP) me 15 për qind.

Më pas është koalicioni "Hrabro se broji" (Demokratët-URA) me 12.3 për qind, që udhëhiqet nga parti e Kryeministrit akutal, Drtian Abazoviç. Partia Boshnjake ka marrë 6.8 për qind, Partia Popullore Socialiste (SNP) dhe Demos 3.4 për qind.

Ndërkohë poshtë regjistrimit janë aktualisht Pravda za sve me 2,8 për qind, Partia Socialdemokrate (SDP) me 2,7 për qind, Përmbysja me 1,4 për qind dhe Koalicioni Popullor (DHP, Prava, Slobodna) me 1,1 për qind.

Forumi Shqiptar ka 2 për qind, Aleanca Shqiptare 1,4 për qind, Lëvizja për Ndryshim 0,7 për qind, Nisma Qytetare Kroate 0,7 për qind dhe Ne Mund 0,5 për qind.

Ajo që vlen të theksohet është se nëse rezultati vazhdon me këto numra deri në fund të procesit të numërimit, dy partitë kryesore do të nisin 'joshjen' e partive të tjera për formimin e qeverisë. Dhe ajo që bie në sy është partia e Dritan Abazoviç e cila ka marrë mbi 12 për qind të votave, duke e bërë atë një faktor kyç për formimin e qeverisë së re të Malit të Zi.  

Dalin rezultatet e para të zgjedhjeve në Mal të Zi, partia e
Tabela e rezultateve aktuale nga 78 për qind e kutive të numëruara

zgjedhjet mali i zi

Lini një Përgjigje